Buxheti 2019, ku do të përqendrohen fondet më financim të huaj

Buxheti 2019, ku do të përqendrohen fondet më financim të huaj

Rruga e Kombit

Investimet Publike për vitin 2019 janë planifikuar në masën 5.1% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, sipas Projektbuxhetit të vitit të ardhshëm, ose 88.8 miliardë lekë (duke përfshirë këtu dhe mbështetjen shtetërore për sektorin e energjisë prej 3 miliardë lekësh). Në planifikimin e investimeve për vitin 2019 janë mbajtur në konsideratë të gjitha detyrimet kontraktore për projektet e investimeve me financim të huaj dhe të brendshëm. Ashtu, si edhe në vitin 2018, dhe në vitin 2019 do të ketë përparësi financimi i projekteve në vazhdim, ku projektet me financim të huaj mbështeten me koston lokale (shpronësime, etj) dhe me pagesën e TVSH-së. Në sektorin e transportit rrugor mbizotërojnë investimet e huaja që kanë lidhje me ndërtimin e rrugëve, mirëmbajtjen, sigurinë rrugore dhe projektimin e segmenteve të reja.

Së pari, me financim të huaj do të vijojë më në fund puna e bllokuar për përfundimin e dy By Pass-eve, të Fierit dhe të Vlorës, por që tanimë do të ndërtohen sipas dy kontratave të reja. Kjo, pasi kompania fituese e tenderave është tërhequr nga punimet. Financuese do të jenë Banka Evropiane e Investimeve dhe Banka Evropiane për Rindërtim e Zhvillim. Fieri do të marrë në total afro 3.2 miliardë lekë dhe Vlora 6.7 miliardë, për punimë që fillojnë që këtë vit dhe parashikohet të përfundojnë më 2020 dhe 2021.

Vitin e ardhshëm planifikohet të përfundojë edhe ndërtimi i autostradës Tiranë-Elbasan, me financime të bankave islamike, fonde nga Abu Dabi, Arabia Saudite dhe OPEC, ndërkohë që rruga nga Qukësi në Qafë Plloçë, me të njejtët financues, do të vazhdojë të ndërtohet deri në vitin 2021. Projekti i mirëmbajtjes të rrugëve nacionale prej 11.5 miliardë lekësh do të vijojë gjithashtu deri më 2021, me financime nga Banka Botërore, ndërkohë që ende nuk janë gjetur financues për segmentin Adriatik-Jonian, By Pass-in Elbasan, dublimin e rrugës Milot-Rrëshen, Milot-Shkodër, Vaqarr-Kavajë. Linja e re hekurudhore Tiranë-Rinas dhe rehabilitimi i asaj Tiranë-Durrës do të financohen nga BE me 4.38 miliardë lekë në total. Vepra nuk do të mbarojë as në vitin 2021. Ndërkohë, financime nga jashtë ka marrë Parku i Prespës, ruajtja e biodiversitetit në liqenet Ohër, Shkodër dhe Prespë, etj.    

Investimet Publike për vitin 2019 

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja