Buxheti 2019/ Rama në Vlorë: Aeroporti, brenda mandatit. Do nisim ndërtimin e hekurudhave

VLORË- Kryeministri Edi Rama, ka qenë i pranishëm në qytetin e Vlorës, aty ku ka folur për buxhetin e vitit 2019. Rama premtoi se në vitin 2019 do të nisë ndërtimi i aeroportit të Vlorës, dhe do të vihet në funksion brenda mandatit të dytë të socialistëve.

“Do të fillojmë rrugën Orikum-Llogara dhe ministri do të mbajë zotimin e tunelit të Llogarasë. Është koha që tunelin ta bëjmë realitet. Nga ana tjetër do të nisim vijimin e Lungomares deri tek tuneli i Ujit të Ftohtë. I vetmi vend në botë ku shtëpia e pavarësisë  është e rrethuar nga kioska. Vitin e ardhshme do të nisë ndërtimi i aeroportit. Mos më shkruani mesazh nesër se pse nuk e ndërtove aeroportin. Ai do të bëhet brenda mandatit, por se kur këtë nuk mund ta them.”,-tha Rama.

Kryeministri bëri edhe një tjetër premtim. Rama tha se në vitin e ardhshëm fokusi i qeverisë do të jetë infrastruktura. Rama tha se qeveria ka në fokus investimet në infrastrukturë dhe konkretisht në sektorin e hekurudhave.

Kemi për here të pare pas 30 vitesh buxhet për hekurudhat, për të ndërtuar hekurudhë. Hekurudha e re të shpejtësisë së lartë, Tiranë-Rinas-Durrës  nis vitin e ardhshëm. Dhe do të rindërtojmë plotësisht linjën Fier-Vlorë të hekurudhës. Do të lehtësohen bizneset.

Edi Rama, kryeministër

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij, u ndal edhe tek porti i Vlorës për të cilin tha se i ka lenë një “porosi” ministrit të Infrastrukturës, për të cilin tha se në muajt mars-prill duhet që ky traget i ri të jetë në Vlorë.

Porti i Vlorës, i kam thënë ministrit: O sezonin e ardhshëm sillu vlonjatëve, traget që meriton të quhet traget, o nuk mund të jesh më as drejtues e jo deputet në Vlorë. Ministri, Damiani bën mire ta marrë seriozisht. Nga mars-prill, traget dhe ky traget që është sot duhet të zhduket nga Vlora dhe të mos vijë me në Vlorë.

Bulevardi i ri, do të jetë bulevardi më i bukur i Shqipërisë. Më vjen mire që pas 70 vitesh do të mbyllim përfundimisht grykën e ujërave që derdhen në det. Lungomare do të jetë vijë urbane e mrekullueshme.

Edi Rama, kryeministër

Rama ka thënë se hotelet e para me 5 yje duhet të nisin të ndërtohen në Vlorë, për të forcuar infrastrukturën e mikpritjes.

Ambicia ime është që të fillojmë të sjellim hotelet e para me 5 yje në Vlorë, sepse na duhet, siç e tha ministri, që sezonin turistik ta shtrimë përtej kohës tradicionale prej dy muajsh dhe për këtë na duhet të fuqizojmë jo vetëm infrastrukturën publike, por edhe infrastrukturën private të mikpritjes. Të kemi salla konferencash të standardeve ndërkombëtarë, një tërësi elementesh që Vlora sot, megjithëqë transformimet e mëdha që kanë bërë sipërmarrësit dhe me gjithë hotelet që janë përmirësuar ndjeshëm, nuk i ofron akoma. Pra, kjo ambicia që të rrisim cilësinë e mirëpritjes, në mënyrë që të rrisim numrin e turistëve dhe ta zgjasim turizmin në kohë gjatë vitit, duke rritur kështu mundësinë për punësim, duke rritur në të njëjtën kohë të ardhurat.

Edi Rama, kryeministër

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dhimi: 10/11/2018 22:01

    Trageti mutrave Xhoni e Gerven tenja kanceri Vlores duhet zhdukur ne afrik te mbushet me pirate somaleze dhe te mbytet ne mes te oqeanit.Ptuu far e keqe

    Përgjigju
  • Kafsha: 10/11/2018 21:03

    Ik ore sharlatan se i rropët emigrantët nga 500 euro biletat të vijnë në atdhe. Yyyyyyyt!

    Përgjigju
  • redi: 10/11/2018 18:48

    Zoti Rama zhvillimi i infrastruktures eshte baze e xhvillimit ekonomik te vendit , por ajo qe frikson cdo shqiptar eshte numri i madh i koncensioneve dhe PPP e shumta dhe sidomos kosto e larte qe eshte 10 fishin e atyre te disa vuteve me pare . Kujdes se birxhi publik te con ne jatasrtofe ekonomike dhe mbi te gjitha sicuale , ku urrehtjes se popullit nuk i shoeton askush

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj