Buxheti 2021 për ministrinë e Drejtësisë, Gjonaj: Ka pësuar rritje me 427 milionë lekë krahasuar me 2020

Buxheti 2021 për ministrinë e Drejtësisë, Gjonaj: Ka pësuar rritje me 427 milionë lekë krahasuar me 2020

Etilda Gjonaj

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjona në komisionin Ekonomisë ka deklaruar se buxheti i Ministrisë së Drejtësisë në total i parashikuar si për aparatin e MD dhe për institucionet e varësisë për vitin 2021 është planifikuar në shifrën 11 miliardë e 273 milionë ë e 700 mijë lekë. 

Ky buxhet ka pësuar një rritje me 427 milionë ë e 300 mijë lekë ose 3.94 % më shumë kundrejt buxhetit të vitit 2020.

"Për sa i përket Minsitrisë së Drejtësisë buxheti i Ministrisë së Drejtësisë në total i parashikuar si për aparatin e MD dhe për insittiucionet e varësisë për vitin 2021 është planifikuar në shifrën 11 miliardë e 273 milionë ë e 700 mijë lekë.

Ky buxhet ka pësuar një rritje me 427 milionë ë e 300 mijë lekë ose 3.94 % më shumë kundrejt buxhetit të vitit 2020. Kjo rritje është parashikuar kryesisht për shpenzime korrente (pjesa më e madhe për paga, sigurime, mallra dhe sigurime, transferta etj.

3. Për herë të pare Ndihma Juridike Online 2020  me bështetjen e Soros në vlerën e 14220 dollarëve. Platforma on-line u mundësua si një platformë online e dedikuar shërbimeve ligjore falas  si dhe vendosja në dispozicion i numrit të gjelbër 08001010 ku janë trajtuar deri më tani  1021 raste të ndihmës juridike.

4. Mbështetja e hapjes së qendrave të ndihmës juridike parësore falas në 7 qytete dhe projeksioni për hapjen në disa qytete të tjera nga UNDP me vlerën e 100 mijë Eurove i solli 0 lekë shpenzime buxhetit të shtetit dhe asnjë detyrim për vitin 2021.

5. Për herë të parë mundësohet në këtë vit falë një qendre trajnimi të ngritur në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, për të gjithë stafin, ku më pas ky model do të ndiqet në cdo IEVP.  Ndërtimi i kësaj qendre dhe rikonstruksioni i DPB arrin vlerën e 42 milionë lekëve.

6.U përfundua sistemi upgrade për gjenerimin on line të gjendjes gjyqësore duke realizuar gjatë këtij viti 69549 kërkesa online, duke ndikuar drejtpërdrejt në xhepin e qytetarëve në vlerën prej 31.3 milion lekë.

7.Për herë të parë kemi trajtimin dinjitoz i punonjësve të policisë së burgjeve me pajisjen e tyre me uniforma ku u akorduan 33 milionë lekë për pajisjen e tyre dhe vijon puna duke paraqitur parashikimin për këtë vit kërkesën shtesë për UNIFORMAT. në vlerën 190 milionë lekë.

8 Kemi rritur pagat me 7% te punonjësve të policisë së burgjeve dheështë projektuar rritja për vitin 2021 e në vijim.

9. Kemi rialokuar fondet për realizimin e projektit të Pojskës, qendra për vuajtjen e dënimit të të moshuarve i cili do të bëhet funksional në shtatotr 2021", tha Gjonaj.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion