Buxheti 2022, Rama: 1 miliard lekë më shumë subvencionim i qirasë për tërmetin
Ndërtesë e shembur nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës
Qeveria do të akordojë 1 miliard lekë më shumë subvencion të qirave për tërmetin në buxhetin e vitit 2022. Kështu bën me dije kryeministri Edi Rama, një ditë para kujtimit të tërmetit 26 nëntorit të vitit 2019, i cili tronditi vendin me epiqendër Durrësin, pasojat e të cilit janë evidente edhe sot.
“1 miliard lekë më shumë subvencionim i qirasë për tërmetin. Buxheti 2022. Shqipëria e ardhmja jonë“, thuhet në postimin e kryeministrit në Facebook.
Një ndër fokuset e programit së Qeverisë 'Rama 3' do jetë rindërtimi, ndërkohë që synimi i kryeministrit është që në pranverën e 2022 të jetë zhdukur çdo gjurmë e tërmetit. Kujtojme që edhe ënë mbledhjen e dytë të Këshillit të Ministrave, qeveria i kaloi Fondit Shqiptar të Zhvillimit, 3 miliardë lekë për rindërtimin.
Më 15 shtator, kryeministri Edi Rama prezantoi programin qeverisës, ku pikat kryesore për rindërtimin ishin:
-4500 banesa të reja individuale do të përfundojnë, duke strehuar të gjithë banorët që humbën shtëpitë e tyre.
-13 mijë familjet që po trajtohen aktualisht me bonus qiraje do të vijojnë të marrin bonusin dhe përfitimet e tjera deri në ditën që do t’u dorëzohen çelësat e shtëpisë së re në dorë.
-12 mijë apartamente në lagjet e reja do të jenë ndërtuar duke strehuar t,ë gjithë familjet që humbën apartamentet e tyre.
-28 kantiere të reja të infrastrukturës publike do të kenë përfunduar deri në pranverën e vitit 2022.
-Shkollat e reja po ngrihen shumë më të forta, shumë më moderne dhe për t’iu përgjigjur nevojave të kohës.
-Brenda pranverës 2022 përfundon rehabilitimi dhe ndërtimi i mbi 160 çerdheve, kopshteve, shkollave e konvikteve.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2097
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shteti Bektashi, Berisha e sulmon dhe e quan projekt antikushtetues dhe antishqiptar: Edi Rama, thikë pas shpine besimit mysliman
25 Janar, 20:08
-
‘Paraja ndjek pacientin’, Basha prezanton programin për shëndetësinë: Duhet sistem ku çdo shqiptar merr kujdesin sipas nevojës, jo sipas xhepit
25 Janar, 15:47
-
Fjala e PLOTË e Ramës për Shtetin Bektashi: Testament kombëtar, jo sekt fetar! Qendrën botërore në Shqipëri, të tjerët do e kishin shpikur
25 Janar, 14:01
-
Shteti Bektashi, Rama: Status si Vatikani, një emblemë nga e cila s'keni pse trembeni! Nuk erdhën këtu me ushtarë, janë komunitet drejt shuarjes
25 Janar, 12:51
-
Rama podcast me profesorin e PD që 'nuk i jep votën': Pavarësia e drejtësisë?! Skandaloze, gjyqtarët i rritën pagat vetes
25 Janar, 10:43
-
Komunitetet fetare e Rama 1 minutë heshtje për Kryepeshkopin Anastas! Begaj: Drejtoi kishën me mençuri e përkushtim! Meta: Trashëgimia e tij mbetet e gjallë
25 Janar, 08:35
-
Berisha flet me nostalgji për Enver Hoxhën: Në regjimin e tij pasuritë ishin të shtetit, kurse sot të këtyre hajdutëve (vetë i pandehur për aferën 'Partizani')
24 Janar, 21:52
-
Rama: Një grup kriminelësh në Onkologjik shkaktuan situatë dramatike! Me izraelitët e kthejmë QSUT në qendër ekselence! Rastet e rënda të fëmijëve do kurohen në Izrael
24 Janar, 11:37
-
Gati projektligji/ Krijohet ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’ me fokus tek bujqësia! Rama: Motor zhvillimi për ekonominë, 250 mln € kredi të buta për biznesin
24 Janar, 10:15
-
Laboratorë Smart për mbi 35 mijë nxënës, do shtohen edhe në 615 shkolla të tjera
24 Janar, 08:51
-
FOTOLAJM/ Aleks Soros takohet me kryeministrin Rama në Davos: Shqipëria e para nga të gjitha
23 Janar, 18:42
-
Shqipëria në panairin e turizmit në Madrid, Rama: Qendër vizitorësh nga e gjithë bota
23 Janar, 17:01