Buxheti 2025, Presidenca kërkon 36 mln lekë shtesë: Na duhen dhe 2 automjete të reja, shkak amortizimi! Rikonstruksion i godinës me 20 mln lekë

Buxheti 2025, Presidenca kërkon 36 mln lekë shtesë: Na duhen dhe 2 automjete të reja, shkak amortizimi! Rikonstruksion i godinës me 20 mln lekë

Valbona Lusha, Sekretarja e Përgjithshme e Presidencës, duke folur në Komision

Valbona Lusha, Sekretarja e Përgjithshme e Presidencës, duke folur në Komision

Presidenca raportoi sot për buxhetin e vitit 2025 në dëgjesën te Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.

E pranishme për të mbajtur këtë dëgjesë ishte Valbona Lusha, Sekretare e Përgjithshme e Presidencës, e shoqëruar nga anëtarë të tjerë të stafit, si dhe përfaqësuesi i Ministrisë së Financave.

Lusha tha se buxheti është 644 milionë lekë dhe se ka nevojë për 2 automjete të reja për institucionin e Presidencës. Gjithashtu përmendi nevojën për zgjerimin e ambienteve të godinës, që më tej u bë edhe çështje debati dhe akuzash të ngritura nga përfaqësuesit e opozitës në Komision dhe veçanërisht deputeti Gazment Bardhi.

“Ka përfunduar projekt-preventivi i zbatimit. Është aplikuar për leje ndërtimi dhe është aprovuar, pritet zbardhja në KKT. Deri në përfundim të vitit parashikohet të realizohet vlera e plotë e preventivit dhe oponencës teknike në afro 20 mln lekë. Plotësimi i dokumentacionit teknik dhe ligjor kalon në disa faza dhe ka hapur rrugë për nisjen e procedurës të prokurimit publik. Një vend të rëndësishëm në buxhet 2025-2026 ka përfundimi i rikonstruksionit të godinës”, tha Lusha.

Në lidhje me kërkesat shtesë, ajo kërkoi mundësi për mbështetje me fonde shtesë për blerje automjetesh në dispozicion të institucionit dhe stafit administrativ, në vlerat 36 mln lekë.

“Automjetet nuk plotësojnë kushtet e nevojshme nisur nga viti i prodhimit, kilometrat e realizuara, amortizimi në vite dhe garanci në funksionin që kryejnë. Nisur edhe nga standardet europiane, jetëgjatësia e parashikuar e automjeteve është 12-15 vite, ose 200 mijë km. Është e nevojshme blerja e automjeteve për një performancë sa më të lartë”, shpjegoi sekretarja e institucionit të kreut të shtetit.

Një prej mjeteve do jetë në dispozicion të presidentit Bajram Begaj dhe një tjetër për stafin.


Lajmi kryesor:

Buxheti/ Bardhi fyerje ndaj Begajt: Presidenti bën takime për përshesh me gjel, po e keqpërdorni si leckë! Gjeneral i kthyer në ushtar të Ramës, po kërkon buxhet për parukeri


A.Q/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?