TIRANE- Komisioni i Ligjeve ka dëgjuar në një seancë të posaçme ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri për projektbuxhetin e vitit 2015, ku pjesë e diskutimeve ishin edhe debatet. Përfaqësuesi i opozitës Nard Ndoka, duke ju referuar aksionit të OSHEE ka hedhur akuza se Policia e Shtetit po keqpërdoret për aksione politike. Por i menjëhershëm ka qenë reagimi ministrit, i cili tha se policia po bën detyrën e saj dhe po lufton kriminalitetin.
Po ashtu kreu i Partisë Demo-Kristiane Nard Ndoka, kërkoi llogari se çfarë po bëhet me dëmshpërblimet e qytetarëve të Shkodrës, si pasojë e përmbytjeve, si dhe për ato persona që u janë prishur banesat.
Ndonëse buxheti për Rezervat e Shtetit rritet me 11 përqind, ministri Tahiri nuk është i kënaqur, por sipas tij në një vit buxhetor nuk mund të rikuperohen dëmtimet e mëdha ndër vite.
Për Ministrin e Punëve të Brendshme buxheti ka një rritje prej 14.7 % në raport me buxhetin e vitit 2014.
Ministri Tahiri u fokusua në 4 zëra kryesorë, një prej tyre Gjendja Civile, ku ka një rritje të buxhetit prej 29.6%, i cili është i specifikuar sipas zërave kryesorë të shpenzimeve. Sipas Tahirit objektivi themelor është mbështetja financiare për shkrirjen e Regjistrit të Gjendjes Civile dhe Regjistrit të Adresave. Ky është një objektiv madhor që i jep fund njëherë e mirë kaosit me shtetasit të cilët kanë më shumë se një rezidencë të deklaruar, pra një vendbanim permanent të deklaruar.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO