Shqiponja bishtëgërshërë fotografohet për herë të parë në Kosovë. Një moment i veçantë për botën e egër dhe dokumentimin e pasurisë natyrore të Kosovës.

Fotografi i botës së egër nga Prizreni, Adon Pajaziti, ka arritur të fotografojë për herë të parë në Kosovë shqiponjën bishtëgërshërë (Milvus milvus). Adon Pajaziti e ka cilësuar këtë si një moment të veçantë në dokumentimin e botës së egër dhe pasurisë natyrore të Kosovës dhe një tjetër arsye për ta vlerësuar e mbrojtur natyrën e Kosovës.

Vlen të theksohet se shqiponja bishtëgërshërë është një shpend grabitqar i njohur për bishtin e tij të gjatë, të thellë dhe të pirunëzuar, si dhe për fluturimin elegant.