Buxheti do rishikohet për herë tretë në dhjetor, Ministria e Bujqësisë kërkon 2 mld lekë për të likuiduar fermerët që kanë aplikuar për Skemën Kombëtare

Buxheti do rishikohet për herë tretë në dhjetor, Ministria e Bujqësisë kërkon 2 mld lekë për të likuiduar fermerët që kanë aplikuar për Skemën Kombëtare

Ministria e Bujqësisë

Buxheti i shtetit i vitit 2024 do të rishikohet përsëri në muajin dhjetor. Përveç një rishpërndarje fondesh do të diskutohet nëse do të miratohet një fond prej 20 milionë euro për Ministrinë e Bujqësisë për të likuiduar fermerët që kanë aplikuar për skemën kombëtare në bujqësi.

“Argumenti i vonesës për disbursim, fakti që shumat që do të jepen hidhen në llogari. Kjo është një nevojë për të qenë në koherencë me pagesën. Nëse akti normativ i dhjetorit na e mundëson fondin, kjo do të jetë mënyra e vetme për të bërë pagesën. Kemi depozituar një MF një kërkesë për një shumë 2 miliardë lekë”, është shprehur Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj në komisionin e Ekonomisë.

Shkak për këtë kërkesë për fonde shtesë janë bërë mijëra fermerë që kanë aplikuar për skemat kombëtare ku bën pjesë edhe nafta pa taksa ende nuk kanë marrë vlerën që përfitojnë.

“Ne kemi nis diskutimet për të rishikuar skemën e kombëtare për vitin 2025. Aplikues në skemën e kombëtare për vitin 2024 është 69 mijë, përfituar deri më tani 63.500 aplikantë, me fond të disbursuar 2.4 miliardë lekë që mbulon 64% të vlerës totale të aplikimeve. Ne kemi kërkuar nga Ministria e Financave të na vënë në dispozicion fondin për të plotësuar të gjithë aplikantët që plotësojnë kriteret. Në numrin total të aplikantëve bëhen edhe dublikime, mund të jetë i njëjti person por ai s’kualifikohet. Ka edhe të skualifikuar për shkak të problemeve të pronësisë”, u shpreh Irfan Tarelli drejtor në Ministrinë e Bujqësisë.

Në dispozicion të Skemës Kombëtare këtë vit janë afro 3.4 miliardë lekë, ku rreth 1.2 miliardë lekë do të përdoren për naftën pa taksa.

E.Gj/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Elektroshtëpiaket, bulmeti e veshjet, produktet që blejmë më shtrenjtë se në Europë, sipas Eurostat

Elektroshtëpiaket, bulmeti e veshjet, produktet që blejmë më shtrenjtë se në Europë, sipas Eurostat