Buxheti për Ministrinë e Brendshme për vitin 2016 është rritur me 6% në krahasim me vitin 2015. Kështu ka deklaruar Ministri i Brendshëm Saimit Tahiri, gjatë Komisionit të Ligjeve ku u miratua këtë të martë në parim Projektbuxheti i vitit 2016.
Buxheti për këtë ministri në total do të jetë 19.9 miliardë lekë, ndërsa vetëm për Emergjencat Civile është rritur me 25%. Ndonëse deputetët në Komisonin e Ligjeve e nxitën Tahirin që të kërkojë më shumë para ministri i Brendshëm tha se Shqipëria nuk mund të shpëtojë nga fatkeqësitë natyrore, për shkak të kaosit të krijuar nga ndërtimet mbi kolektorë ndër vite.
“Mirë që është shkatëruar në 20 e kusur vjet mundësia që të parandalomë fatkeqësi natyrore sepse nga njëra anë rrjeti insfrastrukturor për parandalimin është degraduar nga mungesa e investimeve, nga ana tjetër kolektivisht jemi treguar të papërgjegjshëm me ndërtime, me lëvizje të pakontrolluara në territor duke e vënë veten në rrezik. Ne këtë, me buxhetin e këtij viti nuk e bëjmë dot sikur jo 25% por 250% të rritej buxheti për emergjencat, jemi të ekspozuar ndaj fatkeqësive natyrore,” është shprehur Tahiri.
Më tej në fjalën e tij ministri i Brendshëm shtoi se rritja e buxhetit do të sjellë më shumë siguri për qytetarët.
“Siguria nuk është një mall falas, të bësh vendin më të sigurt kërkon sigurisht buxhet dhe në qoftë se në vitin 2012 siguria për cdo qytetar kishte vlerën e 108 lekësh në ditë, sot kemi rritur buxhetin ne 137 lekë për cdo qytetar në ditë,” tha Tahiri.
Sipas tij, buxheti për vitin 2016 reflekton domosdoshmërinë për të çuar më tej reformat në luftën kundër paligjshmërisë, informalitetit dhe kriminalitetit.
Tahiri po ashtu u shpreh se në buxhetin e vitit 2016 është rritur me 60% kapaciteti për të investuar në krahasim me vitin 2015. “Këto investime shkojnë kryesisht për Gjendjen Civile dhe më pas shkojnë me radhë për Policisë së Shtetit për modernizimin e infrastrukturës dhe logjistikës, për investimet në infrastrukturën kryesore që përdorin repartet speciale, reparti RENEA dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, për Laboratorin e Kriminalistikës, për blerje armatimi dhe veshje speciale sidomos për Policinë Rrugore e kështu me radhë, për dixhitalizimin e arkivave në Gjendjen Civile dhe një sërë prioritetesh të Ministrisë së Punëve të Brendshme,” tha ministri i Brendshëm.
Po ashtu Tahiri kujtoi se në vitin 2014, Policia e Shtetit, si pasojë e miratimit të buxhetit, u shtua me 1083 punonjës, ndërsa pagat e punonjësve u rritën me 25%.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com