Buxheti faktik i 2013, Peleshi
"Programi i rritjes po zbatohet"

Buxheti faktik i 2013, Peleshi<br />
Mazhoranca ka diskutuar sot në Kuvend mbi miratimin e  buxhetit faktik të 2013, që sipas deputetëve të PS-së rishikohet me rritje pas 5 vitesh qeverisje. Në fjalën e tyre, zëvendëskryeministri Niko Peleshi dhe disa ministra të qeverisë theksuan se kjo rrjtje do të ndikojë në përmirësimin  e situatës ekonomike, si dhe për përfundimin e gjitha projekteve të nisura.
 
Peleshi: Qeveria e re e nisi punën me një program rritje
 
Zëvendëskryeministri Niko Peleshi tha në sajë të reformave të ndërmarra nga qeveria programi i rritjes ekonomike sot ka nisur të zbatohet me sukses. Numri dy i qeverisë theksoi se ky është një moment reflektimi për qeverisjen, e cila erdhi në pushtet një vit më parë, ndërsa vendi qeverisej nga keqmenazhimi dhe papërgjeshmëria e atyre që rrezikuan ta çojnë ekonominë drejt greminës financiare.

“Periudha e parë e vitit 2013, janar-shtator, shënon momentin kur financat shqiptare po shkonin drejt një gremine financiare. Ndaj qeveria e re e nisi punën me një program, ku në krye të radhës ishte emergjenca e rimëkëmbjes dhe e shpëtimit të financave dhe më pas programi i ritmit të rritjes ekonomike, i cili sot ka nisur të zbatohet duke kryer me sukses disa reforma strukturore, që janë në proces implementimi”, tha Peleshi.

Ai përmendi vlerësimet pozitive nga agjenci prestigjioze financiare dhe nga institucione si FMN e Banka Botërore, që vazhdojnë të ruajnë të njëjtën pritshmëri për Shqipërinë për një rritje ekonomike më shumë se 2.1%.

Sipas Peleshit ishte ky tremujor i para zgjedhjeve të 23 qershorit, kur qeveria ‘shtrydhi’ të gjitha burimet dhe energjitë e veta financiare për të rritur investimet dhe për të vjelë efektet. 

Një nga masat e para që ndërmori qeveria për stabilizimine e gjendjes ekonomike, tha Peleshi, ishte amendimi i ligjt të buxhetit të viti 2013 për t’i dhënë frymëmarrje ekonomisë dhe për të likujduar detyrimet e prapambetura. Kjo faturë, nënvizoi zv/kryeministri, që kapte shifrën e 72 miliardë lekëve ose 720 milion dollarëve, ishte një shifër më e madhe se ajo e investimeve gjatë një viti fiskal.
 
niko peleshi



















Beqaj: U dhanë 1.2 milion dollarë për barna  
 
Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, duke folur në Kuvend tha se me rritjen e buxhetit ka ndryshuar situata në shëndetësi.  Ai theksoi se qeveria e kaluar ka lënë një gjendje financiare të rënduar që sipas tij nuk përmbushnin nevojat minimale jetike të qytetarëve shqiptarë.
 
“Ne arritëm të furnizojmë me vlerë 1.2 milion dollarë  më shumë me barna dhe materiale minimale mjeksore, pajisje të rëndësishme bio-mjekësore, të vëna në shërbim në spitalin e traumës Tiranë, spitalin Rajonal të Durrësit, Spitalin Rajonal të Korçës, për të vendosur bazat e një funksionimi normal. Situata në shëndetësi ishte problematike. Spitalet në muajin shtator 2013 ishin të pafurnizuara me barna, një pjesë e mirë e pajisjeve ekzaminuese nuk funksiononin. Ndërkaq, ishte akumuluar prej vitesh një borxh detyrimesh të pashlyera për furnizime me barna, materiale mjekësore apo sherbime të tjera bazike për shërbimin shëndetësor parësor", tha ministri Beqaj.

Numri një i shëndetësisë theksoi se në fund të muajit gusht 2013, drejtuesit e qeverisë së kaluar, nëpërmjet veprimeve administrative të realizuara nga ana e tyre, penguan funksionimin normal te shërbimit shëndetësor. 

beqaj




















Haxhinasto: Duhet ndryshim mbi planifikimin e projekteve

Ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto theksoi nevojën se duhet të kemi një ndryshim themelor në konceptimin dhe realizimin e projekteve, të cilat i mbështesim me buxhetin tonë.

Sipas ministrit Haxhinasto, duhet të plotësojmë kuadrin tonë rregulltor dhe planifikues, si dhe dokumentat e standardeve , pasi sipas tij, sot akoma janë duke përgatitur dokumentat e standardeve të rrugëve, ujesjellës- kanalizimeve, gjë që ka sjellë që realizimi faktik i veprave të mos jetë në një stand.

“Duhet ndryshuar mënyra si i planifikojmë. Pa diskutim që infrastruktura fizike është e rëndësishme. Ajo duhet planifikuar, shtrirë në kohë në buxhet në mënyrë optimale dhe jo në mënyrë të jashtëzakonshme, me qëllim që efikasiteti i realizimit të vepres të jetë i madh me impaktin ekonomik, por para të gjithash të jetë edhe me impaktin social. Në planifikimin tonë patjetër që duhet të koordinohemi me fqinjët tanë, me qëllim që veprat që planifikojmë në territorin tonë të kenë frymëmarrje rajonale”, deklaroi ministri.

haxhinasto


















Veliaj: Rritja e të ardhurave u kthye në paga

Edhe ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, në seancën plenare theksoi se ky është buxheti më i lartë krahasuar me vitet e kaluara. “Ky ishte viti i parë për shtresat në nevojë, si, pensionistë rreth 700 mijë vetë, ish-të pëndjekur rreth 12.000 vetë, njerëz me aftësi të kufizuar rreth 165 mijë vetë, njerëz me ndihmë ekonomike rreth 108 mijë familje. Për herë të parë në 8 vite ata nuk patën asnjë ditë vonesë për pagesën”, u shpreh ministri Veliaj.

Ai  shtoi se “e përkthyem rritjen e të ardhurave në më shumë pagesa për ata që ishin në nevojë, që të siguroheshin që ligji ynë i parë i qeverisjes, të ishte dhe viti i parë që ne nuk kishim vonesë-ankesa”.

Ndërkaq, Veliaj nënvizoi se trefishimi i buxhetit për fondin e punësimin krahasuar me vitet e fundit, ishte i drejtë, pasi me 2.7 milion dollarë u punësuan 3300 vetë.
Gjithashtu, ai vleresoi rezultatet, duke shtuar se vitin tjetër do të dyfishohet fondi i nxitjes së punësimit

Erjon Veliaj






















Redaksia Online
(g.f/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim