Buxheti faktik i vitit 2015 përplas
Ahmetajn me Leskajn në Kuvend

Raporti i buxhetit faktit të shtetit për vitin 2015 ka përplasur në komisionin Parlamentar të Ekonomisë Ministrinë e Financave me Kontrollin e lartë të shtetit.

Ndërsa Ministri Arben Ahmetaj i përshkroi treguesit si pozitivë, e me efekt të rëndësishëm në rritjen ekonomike, kreu i KLSH tha se keqmenaxhimi i buxhetit ka pasur impakt të drejtpërdrejtë negativ në ekonomi.

Buxheti 2015 i përmbushi objektivat e tij kryesor duke mbështetur reformat, garantuar konsolidimin e mëtejshëm fiskal dhe përforcuar rritjen e qëndrueshme ekonomike, arritje këto që shërbejnë si themele të shëndetshme mbi të cilat është mbështetur ecuria tejet pozitive e ekonomisë në vitin 2016 sikurse ëhstë reflektuar edhe në shifrat e tanishme’ tha Ahmetaj.

Leskaj tha se keqmanixhimi dhe abuzimet e bëra me fondet publike në vitin e shkuar kanë shkaktuar një dëm prej 200 milionë eurosh në arkën e shtetit.

‘Janë audituar 137 institucione shtetërore dhe ndërmarje me pronësi shtetërore si dhe ëhstë audituar performanca e 73 institucioneve. Nga auditivet e realizuara për efekt të implementimit vetëm të buxhetit të vitit 2015 u konstatuan dëme në shumën 8 miliard lekë ose 57.44 milion euro. Në këto auditive janë konstatuar shkelje në kundërshtim me parimimin e 3-Eve shkejle me efekte financiare jo efektive shkelje që arrijnë në  19.984 miliard l;ekë ose 143 milion euro. Efektet totale janë 200 milion euro’ tha ai.
 
Komisioni i Ekonomisë nisi sot shqyrtimin e Projektligjit të Buxhetit faktik 2015. Përplasja mes Ministrisë së Financave dhe KLSH, pritet të vazhdojë edhe të martën, kur do të diskutohen nga ana e deputetëve të komisionit raportet përkatëse të secilit institucion
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion