TIRANE- Gjykatat dhe prokuroritë në vend nuk i kanë përdorur fondet e dhëna nga qeveria për këtë vit, sidomos sa u takon investimeve. Gjatë shqyrtimit të buxhetit të tyre në Komisionin e Ligjeve realizimi i investimeve nuk ka arritur as në 50 %, duke djegur kështu paratë që mund të ishin përdorur në sektorë të tjerë të nevojshëm. Gjatë prezantimit të kërkesave të Zyrës së Administrimit të Pushtetit Gjyqësor dhe Prokurorisë së Përgjithshme, relatori Bashkim Fino është treguar i ashpër me këto institucione duke refuzuar tu japë fonde shtesë për vitin e ardhshëm. Realizimi është 44 % për gjykatat, dhe vetëm 21 % për prokurorinë. “Për vitin 2016 kërkojmë rritje të numrit të punonjësve të administratës gjyqësore me 43 vetë, e cila nuk është marrë pjesë në projektbuxhet.
/Shqiptarja.com












