Buxheti i 2020 merr miratimin e 'Ligjeve'/ Denaj: 4 prioritetet dhe objektivat
Komisioni parlamentar për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
TIRANE-Projektbuxheti i shtetit për vitin 2020 u shqyrtua dhe miratua në parim nga komisioni parlamentar për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj u shpreh se Projektbuxheti 2020 është realist, mbështet reformat e qeverisë që sigurojnë një rritje ekonomike të qëndrueshme dhe sektorët prioritarë që ndikojnë në rritjen e punësimit dhe në përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.
Sektorët prioritarë që mbështeten nga Projektbuxheti 2020 janë arsimi, shëndetësia, bujqësia, dhe mbrojtja, ku financimet për vitin e ardhshëm do të jenë në rritje në krahasim me vitin 2019. Gjithashtu, prioritet i Projektbuxhetit është edhe Reforma në Drejtësi, ku për vitin 2020 parashikohet që kostot vijuese dhe të reja të institucioneve të reja të drejtësisë të kapin një vlerë të konsiderueshme prej 2.9 miliardë lekë.
Ministrja Denaj theksoi se disa prej objektivave të Projektbuxhetit të vitit të ardhshëm janë: sigurimi i rritjes ekonomike mbi nivelin e 4%; ulja e papunësisë në nivelin 10.6%; mbajtja e deficitit buxhetor në nivelin e 1.6 % të Produktit të Brendshëm Bruto; ulja e nivelit të Borxhit publik në 62.2% të PBB-së në fund të vitit të ardhshëm.
Shpenzimet buxhetore të programuara për vitin 2020 janë rreth 532 miliardë lekë ose rreth 29.7% e Produktit të Brendshëm Bruto, me një rritje rreth 5.1% krahasuar me të pritshmin e vitit 2019. Ajo tha se projektbuxheti i vitit 2020 siguron një nivel të lartë të investimeve publike prej mbi 4.5% e Produktit të Brendshëm Bruto, në mbështetje të rritjes ekonomike dhe punësimit.
Gjithashtu, shtoi se synohet ruajtja e Balancës Primare Pozitive, e cila do të jetë pozitive për të pestin vit radhazi në nivelin 0.7%, duke synuar mbajtjen e borxhit në trajektoren rënëse. Ndërsa deputeti Bashkim Fino, i cili ishte dhe relator i Projektbuxhetit, vlerësoi mbështetjen buxhetore për Reformën në Drejtësi dhe Arsim, të cilat do kenë një impakt të ndjeshëm te qytetarët gjatë vitit të ardhshëm.
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
72.7%
-
Jo
20%
-
Nuk e di
7.3%
Vota total: 3050
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Profesionet e lira, Ministria e Financave te ‘Ligjet’: Rimbursimi brenda 30 dhjetorit! Çupi: Dështimi i radhës
16 Dhjetor, 14:42
-
Konferenca e Kryetarëve/ Spiropali propozoi emërtimin e dy sallave të vogla të Kuvendit me emrat Bashkim Fino dhe Gerti Bogdani
11 Dhjetor, 12:38
-
Komisioni i Ligjeve miraton nismën për Forcën Rezerviste, ministri Vëngu: Synojmë rreth 2100 deri në vitin 2030! Rezervistë edhe në diasporë, misione jashtë vendit
26 Nëntor, 16:36
-
Buxheti 2025, Kuvendi shpërndan para shtesë për institucionet e drejtësisë! 100 mln lekë për godinën e re të SPAK, fond pagash për stafin e Komisionerit Publik
26 Nëntor, 07:06
-
‘Tendera korruptiv në Bashkinë Tropojë’, Bardhi tek Komisioni i Ligjeve: SPAK të veprojë, Këshilli i Ministrave të shkarkojë Rexh Byberin
15 Nëntor, 12:45
-
Debate te Komisioni i Ligjeve/ 'Dosja I.M.', Bardhi: Na tronditët Nikollën, Balla lidhi kokën me shami, çfarë u bë me të? U keqpërdorët! Sula: Na dilte i paverifikuar, s'merremi me politikë
12 Nëntor, 12:01
-
Ligjet/ Bardhi akuza Prokurorit të Përgjithshëm: Olsian Çela s’ka kapur as standardin e Arta Markut! S’kemi marrë asnjë përgjigje për individët me rekorde kriminale
8 Nëntor, 14:00
-
Ligjet/ SPAK 2.17 miliardë lekë më 2025, Shehu: Kemi kërkuar shtesë për personel dhe ndërtimin e godinës së re, buxheti 111 mln lekë më pak nga nevojat
8 Nëntor, 13:36
-
Deklarata e fortë e ish-gardistit Paro Laçi në Report Tv: Berisha urdhëroi vrasjen e ish-kryeministrit Bashkim Fino, nëse do futej në Shkodër do ekzekutohej
15 Tetor, 18:23
-
Komisioneri për informim kërkon mandatin e tretë! Dëgjesa e Dervishit në komision ndez debatin, përfshihet 'qytetari dixhital'
17 Shtator, 17:28
-
3 vite punë e detyruar për mjekët e rinj, debate në komisione! Opozita për tarifën e studimit: Mashtruat, 3-fish më të larta! PS: Kushtetuesja s’e rrëzoi ligjin, kërkoi rregullime
16 Shtator, 16:46
-
Bardhi propozon nismën te ‘Ligjet’: Jo pensione nën 300 euro
10 Shtator, 16:08