Buxheti i bashkisë, më
pak lekë për të majtët

Buxheti i bashkisë, më<br />pak lekë për të majtët
TIRANE- Kreu i këshilltarëve Socialistë, e ka konsideruar shpërndarjen e buxhetit si me prapavijë politike ku sipas tij, njësitë bashkiake që drejtohen nga socialistët kanë marrë fonde minimale. Ai ka akuzuar bashkinë edhe për faturat e ujit të pijshëm që rënduan xhepat e kategorive në nevojë, dhe i kanë kërkuar Bashës që të mos ngrejë zërin vetëm për çmimin e portokallit, por edhe për faturat e kripura që u vijnë qytetarëve. Ndërkohë që Basha ka deklaruar se këtu nuk bëhet fjalë për ndarje të buxhetit sipas bindjeve politike, por sipas prioriteteve. Socialistët kanë votuar kundër rishpërndarjes së fondit prej 350 milionë lekësh të gjetur në thesar nga 2011, dhe kalimit të Ujësjellësit në varësi të bashkisë, projektvendime të cilat janë miratuar vetëm me votat e PD-së. Ndërkohë që në mbledhjen e djeshme është miratuar edhe edhe zmadhimi i kapitalit të Klubit të Futbollit “Tirana sh.a”. Ky vendim parashikon dhënien e një shume prej 80 milionë lekësh; krijimi i një qendre të re sociale "Shtëpia e Përbashkët", në Laprakë si dhe vendosja e pllakës përkujtimore, në banesën ku ka jetuar Artisti i Popullit (Nder i Kombit), Kadri Roshi. Ja disa nga debatet e mbledhjes së djeshme të këshillit bashkiak.
Lulzim Basha: Aktualisht ne po punojmë për të barazuar sasinë e parave që harxhojmë për qytetin me atë që harxhojmë për bashkinë, me synimin që në fund të vitit të jetë përmbysur ky raport. Ashtu siç edhe e shikoni në projektvendimet që keni përpara ne synojmë që këto para të shkojnë për shpronësimet në bulevardin deri te Ura e Shkozës, Faza e tretë e rehabilitimit të varrezave publike të Sharra dhe Tufinës, sinjalistika në shkolla që ka ecur mirë por që duhet çuar më tej...
Më pas ka pasur një debat mes Aldrin Dalipit dhe kryetarit të këshillit Bashkiak, pasi Dalipi ka akuzuar për shkarkimet nga puna, dhe vetëm pas kësaj është kaluar sërish në rendin e ditës...
Dalipi: Edhe në këtë shtesë buxheti, këndvështrimi është politik, sepse tre njësi bashkiake të opozitës që janë 5 dhe 6 kanë të njëjtën shifër të pandryshuar të buxhetit që është më minimalja, edhe pse këto të dyja janë ndër njësitë më të mëdha. Te 7 është bërë një manovër duke i dhënë buxheti më i ulët se njësitë e tjera, por i është dhënë një fond pak më i lartë se këto dy njësi. Këtu janë disa përfaqësues të njësive bashkiake që kanë rezerva për buxhetin dhe trajtimit që u është bërë atyre në raport me përgjegjësitë. Ndaj vota jonë për këtë shtesë buxheti është kundër
Poni: Nuk po flasim për njësitë bashkiake, pasi atyre ka vite nuk u është dhënë buxhet edhe për një shtesë fare të vogël, nuk kalohej në këshill. Sa për të krahasuar, po marr njësinë 7, sepse është 2.3 me 1.4, por duhet të përqendrohemi te rendi i ditës, sepse kjo i vjen në ndihmë qytetarëve. Edhe kjo shtesa e buxhetit është po kaq e rëndësishme, pasi tregon që nuk ka funksionuar mirë buxheti i vjetshëm. Mos realizim edhe të parashikimit të investimeve, dhe nuk janë realizuar as të ardhurat, ndërkohë që këtu vazhdohen të sillen projekte të detajuara, dhe po përpiqemi që ajo balancë e prishur të zhduket. Ta zëmë investimet e bëra të “Ali Demi”, janë bërë para 7 vitesh dhe paratë nuk janë dhënë asnjëherë.
Basha: Çështja e buxhetit shtesë, nuk është çështje financash të gjetur papritur dhe të paharxhuara. Unë po ju them se deklarata ime kur kam ardhur ka qenë e vërtetë. Arka e bashkisë ka qenë bosh, performanca fiskale në verë ka qenë e ulët. Nuk është thjesht problem i Lulzim Bashës. Kemi borxh 12 milionë usd në shpronësime të papaguara dhe 8 mln euro në gjyqe të fituara dhe fatura të papaguara, dhe nuk është se papritur po gjejmë puse me para. Këto janë nga faturat e mbledhura dhe menaxhim të mirë të bëra në 6-mujorin e dytë, jo pa sforco. Natyrisht ne synojmë të fillojmë të avancojmë me larjen e borxheve, që janë palë të treta, shumica qytetarë të Tiranës. Shumica për shpronësime nga bulevardi “Bajram Curri” deri te “Ali Demi” te zona që njihet përtej Brrylit, e nisur më 2003, e stopuar më 2004 nga ministria e Transportit, do të ketë një shumë parash për shpronësimet e familjeve dhe hapim rrugën për vazhdimin e projektit. Sa i përket çështjes tjetër s’ka dhe nuk do të ketë diskriminim të minibashkive mbi baza politike: sepse asnjë minibashki s’ka vetëm socialistë dhe asnjë nuk ka vetëm demokratë. Unë si ndërtoj parimet e mia mbi mllefe dhe mbi siglën e partisë, por mbi projekte konkrete.
Dalipi: Ju dëgjova me vëmendje, por nuk morëm një përgjigje për problemet që ne ngritëm. Është mbarëvajtja e përgjithshme, transparencë nuk ka, qoftë edhe me faturat e ujit (çohet e i lë disa fatura mbi tavolinë)
Basha: Keni të gjithë hapësirën e plotë për të siguruar transparencën, natyrisht që kjo do pjesëmarrje, dhe kjo pjesëmarrje nuk duhet parë si nënshtrim i opozitës, por si një akt bashkëpunimi. Dhe meqë ju e përmendët unë ju falënderoj për denoncimin e faturave të pastrimit. Faturimi i tepërt ka ardhur, pasi listat nga minibashkitë kanë ardhur me vonesë. E kemi marrë këtë përgjegjësi, dhe brenda datës 5 mars, të gjitha familjet që janë faturuar tepër, në muajin në vijim do të faturohen minus shumën e tepërt, dua t’ju falënderoj se ngritët një shqetësim konkret për një problem konkret. Për problemet imagjinare unë do të preferoja të mos harxhojmë kohën e njëri-tjetrit. Asnjë printim imagjinar nuk do ta zhbëjë vendosmërinë time, megjithëse këtë vendosmëri nuk do ta pëlqejnë as një pjese prej jush dhe as një pjesë e bashkëdemokratëve.
Dalipi: Unë kam parë veteranë, invalidë, pensionistë që ishin ndëshkuar nga fatura e ujit. Ju e keni ngritur zërin në lidhje me çmimin e protokolleve, por se ngrini për faturat që u vijnë qytetarët. Ne kërkuam që të nxirreshin edhe përgjegjësit. Është e pamundur, edhe rasti i emërtimeve politike. Edhe në fund të fushës së Aviacionit, inspektorët tuaj shkojnë e kërcënojnë ata që i quajnë socialistë, se do u ndërpresin legalizimet madje bëjnë edhe politikë me kanalizimet e ujërave të zeza.
Basha: Nuk ka inspektorë të mi, por janë inspektorë të bashkisë. Nëse kishit një shqetësim konkret ju mund të më kontaktoni, dhe unë do të ndërhyrja,nëse nuk e bëni unë atëherë do ta konsideroj vetëm demagogji. Unë nuk jam in interesuar të gjej fajtorët, por të gjej zgjidhje.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj