Miratohet buxheti i 2024 për Bashkinë Tiranë! Blushi i tregon prangat Veliajt, policët e nxjerrin jashtë! Kryebashkiaku: Po afrohen te zyra e PL-së, i keni me gëzof për Ilirin

Buxheti i vitit 2024 për Bashkinë e Tiranës me vlerë 33.4 miliardë lekë u miratua sot në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak për këtë vit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak uroi gjithë shqiptarët për Krishtlindjen dhe Vitin e Ri, teksa renditi edhe disa nga pikat kryesore të buxhetit që u miratuan. 

Projektvendimi trajtimin me subvencionin e qirasë të disa familjeve në nevojë, që nuk mund të përballojnë qiranë e tregut të lirë, është një nga pikat e buxhetit për vitin 2024 për të vijuar më pas me miratimin e familjeve aplikuese që do të përfitojnë nga programi i ndihmës ekonomike. 

Gjithashtu në mbledhje u votua pro edhe për bonusin e qirasë të individëve dhe familjeve, pasuritë e të cilëve preken nga zbatimi i projektit të segmentit rrugor “Unaza e Madhe e Tiranës, Sheshi Shqiponja – Bulevardi i Ri, Shkozë”. Një tjetër pikë e rëndësishme e buxhetit të vitit të ardhshëm është miratimi i listave të nxënësve të arsimit parauniversitar në institucionet arsimore publike, që përfitojnë bursa dhe pagesa, për vitin shkollor 2023-2024. 

Këshilli Bashkiak vendosi edhe për miratimin e nivelit të pagave të punonjësve në institucionet e varësisë, njësive administrative dhe policisë bashkiake, përdorimin e simbolit “B40 Balkan Cities Network” në kuadër të mbajtjes së presidencës së “Rrjetit B40 të qyteteve të Ballkanit” gjatë vitit 2024”, krijimin dhe organizimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Kopshtit Zoologjik si institucion në varësi të Bashkisë Tiranë, ndryshimin e buxhetit afatmesëm të Bashkisë së Tiranës për vitin 2023, si edhe miratimin e Programit Buxhetor Afatmesëm 2024-2026 dhe detajimin e buxhetit të Bashkisë Tiranë për vitin 2024”.

Transportit i dedikohet pjesa më e madhe e buxhetit, në vlerën e 5,6 miliardë lekëve, ndjekur nga zhvillimi i komunitetit për të cilin janë parashikuar 5 miliardë lekë. Jo pak vëmendje do t’i kushtohet edhe institucioneve arsimore ku pritet të ndërtohen një sërë shkollash e kopshtesh të reja, si dhe për strehimin social.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj tha se ky buxhet është 10 herë më i madh se administrata e mëparshme e vitit 2015, dhe se pritet të modernizohen linjat e transportit.

Por gjatë mbledhjes u shënua dhe një incident. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi u sigurua që opozita të vijojë skenarin e kaosit edhe në këshill. Ai ka ndërprerë mbledhjen teksa Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj po fliste për buxhetin duke i hedhur mbi mikrofon Veliajt një palë pranga. 

Kryetarja e Këshillit Bashkiak Romina Kuko kërkoi ndërhyrjen e policisë bashkiake për ta nxjerrë jashtë. Ndërsa e mori me sportivitet këtë veprim, Veliaj tha se në fakt prangat po i afrohen dikujt nga zyra e Partisë së Lirisë, duke përmendur emrin e Ilir Metës.

“Kam përshtypjen se prangat po i afrohen dikujt te ajo zyra (te zyra e PL-së) prandaj. I keni speciale për Ilirin, i keni me gëzof”, tha Veliaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:10
Blushi me pranga në mbledhjen ku u votua buxheti për bashkinë Tiranë, këshilltarët: Mos ja ke marrë pa leje shokut Ilir! Policët e nxjerrin jashtë

 

Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës ku u miratuan një sërë vendimesh të rëndësishme, përfshirë edhe Buxhetin 2024, zgjati pak minuta, për shkak se Tedi Blushi i Partisë së Lirisë nxori një palë pranga poshtë tavolinës.

Në këtë moment, disa prej këshilltarëve iu drejtuan Blushit me fjalët: "Mos ia ke marrë pa leje shokut Ilir?" Batutë e cila u shoqërua me të qeshura në sallë. Më pas është kërkuar ndërhyrja e policisë bashkiake për ta nxjerrë jashtë Blushin.

Ora 16:35
Buxheti 2024 për Tiranën, Veliaj: Është 10 herë më i madh se ai që gjetëm

Pak para se të niste mbledhja e Këshillit bashkiak të Tiranës, ku do të diskutohej buxheti 2024, kryebashkiaku Erion Veliaj përmes një videomesazhi thekson se buxheti është 10 herë më i madh se ai që u gjet nga administrata e kaluar.

“Hej përshëndetje! Është mbledhja e fundit e vitit në këshillin bashkiak për buxhetin, një buxhet 10 herë më i madh se ai që gjetëm në vitin 2015, sepse edhe Tirana ka 10 herë më shumë nevoja, por është edhe 10 herë më e pastër, ka 10 herë më shumë shkolla, ka 10 herë më shumë aktivitete dhe jemi 10 herë më shumë krenarë për gjithë punët që duam të bëjmë në Tiranë. Në këtë buxhet ne duam që të kalojmë përfundimisht investimet në shkollat e “Astirit”, shkollat e Liqenit të Thatë edhe të Saukut, që kanë qenë dilema dhe gjyqe të prapambetura, që tashmë i kemi fituar dhe kemi të gjithë përgatitjen për të filluar punën. Ndërkohë që për herë të parë ne marrim grantin më të madh në historinë e Bashkisë së Tiranës, 31 milionë euro nga Bashkimi Europian, që bashkë me kredinë e KFË-së, do të transformojë transportin publik në Tiranë dhe do modernizojë të gjithë linjat e autobusëve duke filluar nga 3 të parët: Linja e Unazës, Linja Kombinat – Kinostudio dhe Linja e Tiranës së Re”, thekson Veliaj.

Në videomesazhin e tij, kryebashkiaku Veliaj deklaron se investimet do të vijojnë për të shtuar më shumë çerdhe e kopshte, ndërsa Tirana po përgatitet për të marrë Presidencën e Rrjetit të Qyteteve të Ballkanit, e njohur ndryshe si B40.

“Në finale duam të shtojmë çerdhet, kopshtet dhe duam që këtë mandat të kapim dhe 1 milionë pemë të tjera duke filluar me mbjelljet që këtë vit, duke qenë se dhe koha është ideale për të mbjellë. Për të vazhduar pastaj me përfundimin e Parkut të Farkës dhe për t’u siguruar që Tirana është e përgatitur për të pritur B40 vitin tjetër, që do të jetë hapësira më e madhe  e bashkive që mblidhen në Tiranë, koncepton ide në Tiranë, bashkëpunon në Tiranë dhe për t’u përgatitur për atë që është surpriza më e madhe në 2025-ën, Tirana është Kryeqyteti Europian i Mesdheut. Duam që ta presim me dinjitet, me infrastrukturë, edhe me shumë dashuri”, shprehet Veliaj.

Mirëpo mbledhja e Këshillit Bashkiak u mbyll për shkak të një incidenti, ku këshilltari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi i vendosi Veliajt një palë pranga në mikrofon teksa ai fliste. Ndërsa, buxheti u miratua pa diskutime. 

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • dion: 22/12/2023 21:26

    O sa per te qeshur,keto jane prangat e familjes floriri me te urryerit ne Shqiperi.

    Përgjigju
  • Nardi.n: 22/12/2023 19:25

    Do ju vij dita te gjitheve. I pari po e ha Saliu i dyti eshte gati Iliri po edhe ky kingu i bashkise me ate qe ka ber te pakten me inceneratoret se ka te gjate. Drejtesia vonon po s harron.

    Përgjigju
  • Vlora: 22/12/2023 17:55

    Ato pranga jane patjeter per Ilir Meten, por sigurisht edhe per ty Veliaj, je totalisht per burg te perjetshem per inceneratoret!

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 22/12/2023 16:59

    Skena e show që të bejnë për te vjelle,neveritëse kulmore. Dizanteria vdekjeprurese e krimit dhe korrupsionit nuk njeh limite si per "opozitën" dhe "poziten"....te gjithë me te brendeshme te flliqura e qe u ka dale mbi veshjet firmati,pis e zdrale,me ushkuret ne dore sdine nga tja mbajne,cfare te bejne e ku ta leshojne dhe hidh e prit midis njeti tjetrit. Keshtu ju pafshim dhe me zi se kaq o hajdute,vrases,te korruptuar e mafioze te "opozites","pozites" ....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!