Buxheti i Durrësit miratohet nga
PS-LSI, PD: Fiktiv, dëm qytetarëve

Buxheti i Durrësit miratohet nga<br />PS-LSI, PD: Fiktiv, dëm qytetarëve
Projekt buxheti i bashkisë Durrës për 2016, është miratuar vetëm me 29 vota të koalicionit të majtë, ndërsa të djathtët votuan kundër duke e cilësuar atë si fiktiv dhe të parealizueshëm. Investimet e parashikuara në vlerën 2.21 miliard lekë, kanë ngjallur debate mes këshilltarit të djathtë Armand Teliti dhe kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako. Për Telitin ky është buxheti më i dobët në të gjithë historinë e tij, pasi bie në kundërshtim me interesin e qytetarëve, ku të vetmit që perfitojnë klientelistët e bashkisë, duke deklaruar votën kundër.

Për kryebashkiakun e Durrësit e vetmja mënyrë të për shtuar të ardhurat është rritja e tarifave të shërbimeve vendore për qytetarët.

Më herët këshilltarët e djathtë propozuan uljen e taksës së pasurisë për bizneset për njësinë e administrative Manëz dhe Sukth, me qëllim krijimin e një klime lehtësuese për investitorët, por që u kundërshtua nga të majtët.

Këshilltarët e Partisë Demokratike në opozitë deklaruan votën kundër, duke bërë që miratimi i buxhetit për këtë vit të kalojë me 29 votat e maxhorancës. Buxheti i Bashkisë së Durrësit, që për këtë vit është 2,21 miliardë Lekë, që krijohen nga dy burime, të ardhurat vendore dhe fondet e alokuara nga qeveria.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Strategjia e menaxhimit të Financave, Banka Botërore: Ka 4 shtylla kritike, duhet të mbyllet çdo shteg për korrupsion! 

Strategjia e menaxhimit të Financave, Banka Botërore: Ka 4 shtylla kritike, duhet të mbyllet çdo shteg për korrupsion!