TIRANE - Buxheti i Bashkisë së Tiranës ka rikthyer sërish përplasjen mes këtij institucioni dhe prefektit të kryeqytetit. Ndërsa vetëm dy ditë më parë, në një njoftim zyrtar nga Prefektura pohohej se është miratuar në kohë reale buxheti i Bashkisë së Tiranës i votuar në 30 Prill, pa fondin e shpronësimeve, gjatë ditës së djeshme është shprehur gjykata administrative e cila njeh vetëm atë të votuar në 26 shkurt.

Tashmë edhe pse buxheti është votuar për herë të dytë në datën 30 prill vetëm nga mazhoranca, vazhdon përplasja mes Bashkisë së Tiranës dhe Prefektit sa i përket buxhet të kryeqytetit dhe pikërisht për pjesën e shpronësimeve

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)