TIRANE- Buxheti i Bashkisë së Tiranës është kthyer në mollë sherri mes bashkisë së kryeqytetit dhe prefekturës. Duke qenë se prej një periudhe dy mujore dy institucionet nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët, Këshilli Bashkiak në mbledhjen e datës 30 prill do të propozojë që ky buxhet të futet në rend dite për tu ridiskutuar edhe një herë. Ky fakt është bërë i ditur nga vetë Kryetari i Këshillit Bashkiak, Aldrin Dalipi i cili gjatë një prononcimi ka pohuar se në mbledhjen e të mërkurës do të propozojë për ridiskutim të buxhetit të kryeqytetit.
Buxheti
Pas bllokimit prej dy muajsh të buxhetit të Bashkisë së Tiranës, dhe ngërçit të krijuar pas problematikave të paraqitura nga Prefektura e kryeqytetit, Këshilli Bashkiak do të propozojë ridiskutim të buxhetit 2014. Në një deklaratë për mediat kreu i Këshillit Bashkiak të kryeqytetit, Aldrin Dalipi, tha se në mbledhjen e radhës të Këshillit më 30 prill, këshilltarët e mazhorancës do të propozojnë të paraqitet serish në rendin e ditës diskutimi i buxhetit 2014 për Tiranën. Duke qenë se ky buxhet u miratua me konsensus në mbledhjen e 26 shkurtit 2014, Dalipi thotë se përpjekja për të bllokuar këtë buxhet duke krijuar një situatë konflikti, është thjesht politike.
“Buxheti i 2014 është votuar me konsensus. I ka kaluar për konfirmim prefektit. Kam shpresuar në zgjidhjen e situatës dhe bashkëpunimin me bashkinë për ndryshimin e situatës. Por deri më sot kemi dëgjuar vetëm ankesa, dhe përpjekja për ta kthyer situatën në një situatë konflikti. Ata që e vuajnë janë qytetarët e Tiranës, pasi jetojnë në një qytet pa buxhet për ta. Në emër të këshillit bashkiak të Tiranës, mazhoranca që kryeson votimin në këtë Këshill, do të propozojë që në 30 prill të paraqitet në rendin e ditës dhe diskutohet serish buxheti 2014 dhe kryesisht reflektimet e kërkuara nga institucioni i Prefektit”, ka deklaruar Dalipi.
Ky i fundit ka theksuar se do të gjendet një zgjidhje në mënyrë që qytetarët e Tiranës të kenë një buxhet për të vazhduar investimet. “Do të përpiqemi të gjejmë zgjidhje që për buxhetin e qytetarëve, që kërkojnë zgjidhe, qytetarët preken nga konfliktet e sajuara politike. Votimi i buxhetit ka qenë i konsideruar historik dhe është mbështetur në daljet e tyre publike edhe nga kryeministri, edhe nga kreu i parlamentit. Dëshira e anëtareve ka qenë që Tirana në çdo çast të kishte buxhetin e vet. Duam t'i kthejmë buxhetin qytetarëve të Tiranës larg konflikteve të buxhetit”, tha Dalipi.
Mbledhja
Këshilli Bashkiak do të mblidhet ditën e mërkurë, në datën 30 prill ku përveç buxhetit do të diskutojë edhe një sërë projektvendimesh të tjera. Një prej tyre do të jetë përcaktimi i
vlerës maksimale dhe minimale të qirasë për banesat sociale. vendimi tjetër ka të bëjë me fondin në ndihmë të SME-ve. Pr/vendimi i tretë ka të bëjë me godinën e ish Drejtorisë së Konvikteve të Shkollave të Mesme të Tiranës, e cila do të kalojë në varësi të Gjykatës Administrative të Apelit, Tiranë. Po kështu, këshilli do të miratojë listën paraprake të Pronave të Paluajtshme Shtetërore për të cilat Bashkia e Tiranës kërkon transferimin në pronësi të saj. Një tjetër vendim i përket emërtimit të një rruge dhe dy të tjera janë të aspektit kulturor.
Shkrimi u publikua sot 26 prill 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com