TIRANË – Këshilli bashkiak i kryeqytet do të mblidhet sot për të votuar buxhetin e vitit 2012, i pari që prej rotacionin politik të 8 Majit. Pasi ka përfunduar konsultimet në thuajsë të gjitha njësitë bashkiake të Tiranës, kryetari i bashkisë, Lulzim Basha do të kërkojë sot votën e këshilltarëve të majtë e të djathtë.
Më 17 dhjetor kryebashkiaku prezantoi për mediat shtyllat kryesore të buxhetit të bashkisë më të madhe në vend për vitin e ardhshëm. Pas kësaj, ai nisi konsultimet me qytetarët, për atë që Basha e quajti përmirësimi i projektit financiar në interes të kryeqytetasve.
Sot, në mbledhjen e thirrur në orën 17:00, 55 këshilltarëve, mes të cilëve 28 Aleanca për Qytetarin dhe 27 Aleanca për të Ardhmen do të debatojnë e mës pas votojnë lidhur me buxhetin.
Që prej datës 14 dhjetor, këshilltarët e majtë nuk kanë patur asnjë deklaratë publike lidhur me buxhetin e prezantuar nga kryebashkiaku Basha. Shkak, mendohet të jetë rezervimi që këshilltarët e majtë i kanë bërë qëndrimit të tyre zyrtar në mbledhjen e 28 dhjetorit.
Të majtët pritet që sot të bëjnë publik votën e tyre të argumentuar kundër buxhetit të përgatitur nga administrata e zgjedhur në zgjedhjet e fundit vendore.
Gazeta "Shqiptarja.com" shkruan sot se këshilltarët e PS-së në këshillin bashkiak do të bllokojnë miratimin e buxhetit të Tiranës për 2012. Sipas tyre, ata nuk do të lejojnë që ky draft të miratohet pa u sqaruar të gjithë pikat e "errëta" të tij, ashtu siç ka parashikuar kryetari aktual, i cili e ka lënë qëllimisht mbledhjen e këshillit bashkiak më 28 dhjetor"
Votimi i buxheteve, asnjëherë nuk ka kaluar pa debate në këshillin bashkiak të Tiranës. Edhe në kohën kur drejtohej nga Edi Rama, këshilltarët e djathtë dhe ata të LSI e bllokuan buxhetin e vitit pasaardhës për disa muaj, sikundër ndodhi me atë të vitit 2009.

OPINIONET MË TË VLERËSUARA