Buxheti i Tiranës 70 mln USD
Basha takon qytetarët

Buxheti i Tiranës 70 mln USD<br />Basha takon qytetarët
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ka nisur sot, në njësinë numër 5 të qytetit, bisedimet me qytetarët për projektbuxhetin e vitit 2012.
Duke iu referuar projekt-buxhetit prej 70 milion dollarësh, kryebashkiaku Basha ripërsëriti se ai parashikon trefishimin e investimeve publike, krahasuar me periudhën më të mirë të investimeve publike të Bashkisë së Tiranës në këto 20 vite.
“Llogaritja e të ardhurave të Bashkisë, që janë dy herë më të larta se të ardhurat e këtij viti është bërë mbi bazën e paketës së re fiskale, në të cilën është reflektuar reduktimi i 60 taksave dhe tarifave. Nuk do të ketë rritje të nivelit të taksave dhe tarifave për biznesin dhe familjet, por synohet zgjerimi i bazës së tatimpaguesve”, tha Basha.
Kryebashkiaku tha se 50 % e investimeve të Bashkisë do të jenë tërësisht të reja, ndërsa 5 % do të jetë vazhdimi dhe përfundimi i investimeve të nisura më herët. Ai pohoi se janë parashikuar 100 ha rikualifikime urbane, ku përfshihen blloqe banimi, sheshe, qendra, ujësjellës- kanalizime, sistemi i shtratit të lumit Lanë dhe ndërtimi i rrugëve paralel deri tek Ura e Shkozës, etj.
Sipas tij, në buxhetin e vitit 2012 është parashikuar të investohet edhe në rritjen e sigurisë në rrugë, korsitë e dedikuara, sinjalistikë e ndriçim.

BUXHETI I TIRANËS DHE POLITIKAT SOCIALE
Bashkia e Tiranës, do të vijojë të ofrojë bonuse financiare për nxënësit e shkëlqyer të shkollave nëntë-vjeçare e të mesme, për të rritur konkurrueshmërinë dhe nivelin arsimor në shkollat e qytetit, e gjithashtu do të ofrojë shkolla verore për fëmijët.
Ndërkaq, sa i përket mbështetjes me fonde të politikave sociale në buxhetin e Bashkisë për vitin 2012 parashikohen:

-Ngritja e 6 qendrave të reja sociale

-Përmirësimi dhe zgjerimi i shërbimeve në qendrat ekzistuese

-Bonusi i Qerasë për familjet në nevojë

-Programi i Integrimit të të Pastrehëve

-Do të nisë funksionimi i banesave sociale

-Lehtësira fiskale për katerigoritë në nevojë, pensionistët dhe veteranët

-Studime dhe projektime për ndërtimin e banesave të reja sociale nëpërmjet Partneritetit Publik Privat

Duke folur për zhvillimin ekonomik dhe programin e punësimit, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha theksoi se objektivi kryesor i bashkisë mbetet rritja e transparencës, reduktimit të kohës për pajisjen me leje dhe liçensa për bizneset.


  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Sekuestrohet 7 ton kafe kontrabandë, 1 në pranga dhe 5 në kërkim

Tiranë/ Sekuestrohet 7 ton kafe kontrabandë, 1 në pranga dhe 5 në kërkim