TIRANE- Një familje në qytetin e Tiranës do të paguajë 5 mijë lekë tarifë pastrimi. Ndërsa për njësitë  Dajt, Farke, Kashar, tarifa do të jetë më e ulët dhe do paguhet 2 mijë lekë. Për njësitë Bërzhitë, Baldushk, Petrelë, Vaqarr, Pezë, Ndroq, Krrabë, Shëngjergj, Zall-Herr, Zall-Bastar do paguhet vetëm 1 mijë lekë të reja në vit. Janë këto tarifat e pastrimit, të cilat parashikohen në paketën fiskale për vitin 2016 të Bashkisë së Tiranës.