Buxheti i vitit 2016, 19.4 mld
më shumë por ulen investimet

TIRANE- Në projektbuxhetin e vitit 2016, qeveria parashikon një rritje të të ardhurave me 4.9 për qind por nga ana tjetër dhe një ulje të investimeve. Në draftin i cili pritet të dorëzohet këtë javë në parlament, qeveria ka parashikuar të ketë një fond prej 417.7 miliardë lekësh. Përsa i përket investimeve, qeveria parashikon 60.5 miliardë lekë, në krahasim me 63.3 miliardë lekë. Janë 19.5 miliardë lekë, më shumë të ardhura në buxhet, që do të vijë kryesisht nga TVSH, nga e cila do të ketë 6.6 miliardë lekë më shumë dhe sigurimet shoqërore me 8.4 miliardë lekë. Sipas tabelave të buxhetit të shtetit nga tatimet dhe doganat në buxhet do të ketë 281.7 miliardë lekë.

Nga ana tjetër tatim fitimi dhe tatimi mbi të ardhurat personale do të kenë një kontribut më të vogël, por gjithsesi me një rritje. Përsa i përket tatim fitimit, në vitin 2016 do të vilen 3.3% më shumë se viti që po lëmë pas. 

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjiptin-SHBA për monitorimin e armëpushimit

Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjiptin-SHBA për monitorimin e armëpushimit