Gramoz Ruçi, kreu i Gupit Parlamentar të PS-së  e ka cilësuar buxhetin e vitit 2016 si një buxhet kundër borxhit dhe varfërisë, ndërsa ka shtuar se mazhoranca është solide në votimin e pritshëm të 17 dhjetorit në Parlament të projektbuxhetit të ri.
 
Sipas tij nuk ka krisje dhe opinione të kundërta  brenda mazhorancës, për paketën fiskale dhe projektbuxhetin.Po ashtu, as zëra kundër tij nga përfaqsuesit e mazhorancës.
 
Sipas Ruçit edhe LSI tashmë si një nga partnerët kryesor të mazhorancës së sotme është e qartësuar në zërat e buxhetit.
 
Deklaratat e PDIU-së një ditë më parë kanë qenë mosinformim i saktë  për  pikat e paketës fiskale dhe buxhetit.
 
Ai përmendi  vlerat ekonomike, rritjen ekonomike  të pritshme të buxhetit, përfitimet e biznesit nga paketa e re fiskale që pritet të marrë gjithë bekimin e mazhorancës parlamentare.

Deklarata e Ruçit u bë gjatë përkujtimit qe i’u bë këshilltarëve të Hekalit të vrarë 73 vite më parë në 12 dhejtor 1943 në fshatin Gorishovë të rrethit Fier.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)