Buxheti/ Kryeprokurorja Marku kërkon 197 punonjës shtesë, Fino: Absurde, shifër e frikshme

Komisioni i Ligjeve ka shqyrtuar në mbledhjen e sotme kërkesat e disa institucioneve për buxhetin e 2019, ndërsa opozita vijon bojkotin e nisur që në fillim të këtij sesioni parlamentar. Prokuroria e Përgjithshme kërkon 197 punonjës shtesë për vitin 2019. Në Komisionin e Ligjeve është zhvilluar paraditen e sotme seanca dëgjimore me përfaqësuesin e prokurorisë së përgjithshme Abazi për buxhetin. Deputeti i PS, Bashkim Fino është shprehur kundër kërkesës së prokurorisë duke e cilësuar këtë shifër të frikshme.

Kjo i bie si të ngresh nga e para institucionin e prokurorisë. Shifër e frikshme. Ministria e Financave ka shtuar 50. Por ne nuk dimë ne cfarë nivelesh do shkojnë stafet e rinj. Ku janë? Mua më duket absurde. Unë personalisht nuk do ta pranoja. Ka pasur 130 milionë lekë për investim, por ka shpenzuar vetëm 52. Jua heqim fare. Ja japim një njeriu që di të investojë më mirë.

Bashkim Fino

Por, përfaqësuesi i prokurorisë ka sqaruar pozicionet ku planifikohet të vendosen punonjësit e rinj.

Shtesa për 197 punonjës është mbi ligjin e ri të prokurorisë së përgjithshme. 30 i duam oficerë të policisë gjyqësore. 100 sekretarë pranë cdo prokurori. 5 specialistë për dekriminalizimin, 30 ekspertë të fushave të ndryshme sipas ligjit të ri. Investimet do ti kryejmë deri në fund të vitit. Nuk djegim asnjë qindarke.

Përfaqësuesi i prokurorisë

Ndërkohë që edhe kryetari i Komisionit të Ligjeve e ka cilësuar të ekzagjeruar kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme. “Buxheti nuk i përballon dot” tha ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:53
600 mln lekë për KQZ për zgjedhjet, kryetari: Duam ambiente të reja/ Fino: I keni më të mira se ne

2019 është vit zgjedhor dhe buxheti ka planifikuar një fond të veçantë, 600 milionë lekë për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Por, kryetari i institucionit të zgjedhjeve në Shqipëri, Klement Zguri kishte disa kërkesa specifike në Komisionin e Ligjeve, mbi të gjitha zhvendosjen në institucione të reja.

Parimisht jemi dakord për fondet e miratuara për KQZ. Fondet krahasuar me vitin 2018 janë thuajse në të njëjtin nivel. Meqë do jetë vit zgjedhor, 600 milionë lekë është fondi i veçantë. Kërkojmë fond për rikonstruksionin e magazinës së bazës materiale në Lundër. Kërkojmë zhvendosjen në ambiente të reja. Kemi kërkesa edhe për dy automjete të reja. Kërkojmë 47 milionë lekë më shumë.

Kryetari i KQZ, Klement Zguri

Por Bashkim Fino, që është relatori i buxhetit iu përgjigj duke e kundërshtuar “keni ambiente të reja dhe shumë më të mira se ne”.

Ora 11:58
Kreu i Shtetit s’ka kërkesa për buxhetin, Fino: 85 punonjës për një President janë shumë

Institucioni i Presidentit të Republikës nuk ka pasur asnjë kërkesë në Komisionin e Ligjeve për buxhetin në 2019. Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës, Alqi Balko është shprehur se nevojat janë të pafundme, por buxhetin e ka cilësuar realist duke qëndruar në shifrat e një viti më parë.

Nuk kemi asnjë kërkesë shtesë krahasuar me vitin aktual. Nevojat janë të pafundme por buxheti është realist

Alqi Balko, Sekretar i Përgjithshëm i Presidentit

Por deputeti i PS, Bashkim Fino u shpreh se Presidenti ka një staf me një numër më të lartë punonjësish sesa duhet. Ai tha se 85 punonjës për një president janë shumë, ndërsa kritikoi edhe zërin e investimeve.

Ka më shumë se sa duhet. 85 veta për një president. Janë goxha fond. Kanë realizuar shumë pak fondet e investimeve. Nëse nuk i bëni, jua japim të tjerëve.

Bashkim Fino

Ndërsa sekretari i Presidencës u përgjigj për kritikat për investimet duke thënë se ‘procedurat janë kryer. I mbyllim brenda vitit’.

 

Ora 11:48
Buxheti/ ‘Magjistratura’ kërkon makinë për stafin, Kushtetuesja: Duam 100 mln lekë për rikonstruksion

Ndërkohë që gjatë seancës sot te Komisioni i Ligjeve kanë qenë të pranishëm për buxhetin për të paraqitur kërkesat e tyre edhe përfaqësuesit e Gjykatës Kushtetuese dhe Shkollës së Magjistraturës.

Gazetarja Esiona Konomi raporton se Eugen Papandi, përfaqësues i Gjykatës Kushtetuese ka kërkuar 100 mln lekë shtesë në buxhet për rikonstruksionin e godinës.

Nuk jemi të kënaqur megjithëse jemi në situatë të paprecedentë për shkak të ligjit të vettingut. Por shpresojmë se gjykata Kushtetuese do nisë funksionimin në muajt e parë të vitit 2019. Kërkojmë rritje të buxhetit nga çfarë është dhënë. Duam 100 mln lekë për rikonstruksion

Eugen Papandi, përfaqësues i Gjykatës Kushtetuese

Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Sokol Sadushi tha se është pranuar kërkesa për të shtuar tre punonjës, por nuk është llogaritur paga. Gjithashtu ai kërkoi një makinë për stafin.

Cdo kërkesë e jona është miratuar, por na kanë shtuar 3 punonjës por nuk na kanë llogaritur pagat për ta. Duam një makinë (jo për drejtorin) por për lëvizjet e stafit për trajnime të bazës materiale dhe të ekspertëve. Kemi 4 vjet që e kërkojmë.

Sokol Sadushi

Por Bashkim Fino reagoi duke thënë se “drejtori nuk duhet të vinte fare. Të na dërgonte një letër falënderimi. Është i privilegjuar nga buxheti i shtetit. Unë do isha super i lumtur po të isha në vendin tënd”tha ai.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur