TIRANE- Projektbuxheti për vitin 2014 dhe paketa fiskale po diskutohet në Komisionin e Ligjeve. Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, tha se qeveria do të heqë taksën për biznesin e vogël, ashtu siç është premtuar gjatë fushatës. Ministri Çuçi tha se kjo do të realizohet duke plotësuar rekomandimet e USAID-it, ndërsa theksoi se “taksat do të mblidhen nga qeveria qendrore dhe pas 3 muajsh i kalojnë qeverisjes vendore”.
 
Ndërsa Ervin Mete ka kërkuar që me ndryshimet në ligjin për taksat kombëtare, “të bëhet saktësim në termin e të ardhurave për agjentët tatimorë, që tashmë do të bëhet tek tatimet”.
 
“Një ndryshim tjetër ka të bëjë me rritjen e çmimit të naftës dhe benzinës me 10 lekë. Ndryshim tjetër ka të bëjë me Zyrën e Pasurisë së Paluajshtme” tha Mete.
 
Deputeti Fino theksoi se “Propozohhen rregullime të taksave, pasi buxheti 2014 ka nevojë për mbledhjen e më shumë taksave”.
 
Ndërkaq deputeti i PD, Paloka tha se qeveria nuk është konsultuar me grupet e interesit për paketën fiskale dhe për buxhetin 2014.
Në përgjigje për këtë çështje, Ervin Mete tha se “konsultime ka patur qoftë në nivel kryeminstror dhe me grupet e veçanta të interesit dhe me këshillin tatimor”.
 
Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, tha se “në lidhje me cënimin e qeverisjes vendore, nuk cenohet stabilizimi. Taksat do shkojnë në atë njësi ku mblidhen. S’do ketë cënim, i kemi dhene qeverisjes vendore nje liri fiskale”.
Ndërsa depuetja Vasiilika hysi kërkoi që të dëgjohej edhe Shoqata e ish-të përndjekurve politikë në lidhje me buxhetin 2014, Xhafaj tha se “për këtë çështje është ngritur një nënkomision tek Komisioni i Çështjeve Sociale”.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)