TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me kreun e FMN-së, Jan Kees Martijn, teksa ka deklaruar se opozita ka zgjidhjen për daljen e vendit nga kriza ekonomike.
Në përfundim të takimit, Basha dha një prononcim të shkurtër për mediat, ku mes të tjera e cilësoi buxhetin për vitin 2020 si një vjedhje, paratë që të cilave do të shkojnë në duart e 13 oligarkëve. Duke u ndalur vetëm tek ekonomia, pa komentuar asnjë zhvillim tjetër politik, kryedemokrati tha se opozita e bashkuar e ka zgjidhjen në bashkëpunim me ndërkombëtarët.
"Kemi ndarë krizën e thellë për krizën që kjo qeveri e ka zhytur vendin. Shqetësimet tonë janë pasqyruar edhe në raporte ndërkombëtarëve. 13 oligarkëve që janë skema të pastra të vjedhjeve . Nëse buxheti që kanë planifikuar do të kalojë, do të përbëjë një vjedhje të hapur 146 mln dollarë që do u jepen 13 oligarkëve. Do të çojë në thellim të krizës, por edhe rritje të borxhit publik. Lajmi i vetëm i mirë është se opozita e bashkuar ka një plan të qartë për të nxjerrë vendin nga kriza politike, do t'i ndalim menjëherë këto koncesione dhe do t'i rikthejmë dhe fermerët, biznesi i vogël dhe kushtet ligjore të konkurrencës dhe tregtëtisë së lirë dhe jo të monopoleve. Do të vëmë në kontroll të borxhit publik, rritje të pensioneve vit për vit, mbështete të politikave sociale për arsimin e lartë dhe të të pamundurve dhe investime që ndihmojnë ekonominë dhe jo fasada, që kryhen me kosto reale dhe jo kriminale. Bashkëbisedimi me misionin e FMN-së që largohet nesër e konsiderojë të frytshëm, kambanat kanë rënë", tha Basha.
Ai shtoi se duhet një reagim popullor, po jo me protesta siç ka bërë së fundmi PD-LSI dhe aleatët e tjerë, por duke hapur vende të reja pune dhe mbyllur disa të tjera që për kreun e PD-së, janë uzurpuar nga kryeministri Edi Rama.
"Përtej konstatimeve të FMN-së, ka ardhur koha për një reagim gjithë popullor dhe e vetme mënyrë është që të hapen disa vende pune, duhet të heqim dia njerëz nga vendet e punës", përfundoi Basha.
Pinoku i vogjël...haha ...erdhi....bëj të fala piktorit....hahaha
PërgjigjuLulq*mth nuk eshte me ceshtja se ca do besh kur te jesh ti ne qeveri,as nuk te degjon me njeri ca do besh, ceshtja eshte se kur do ta besh??? Se ketij populli or lulbythqimth i ka vajt thika ne kocke e nuk i pret puna asnje dite me shume. Do haj njeriu njerin o lulq*mth po luj vendit se do te te shklyjn edhe ty ndonje dite me te pa se boll ja ke zhyt dhe ti ketij populli me keq se ai diktatori qe drejton vendin.
PërgjigjuLulzim per ty nuk reagon populli edhe sikur te kesh te drejt.te ka dal nami per keq.populli thot:me mir te dal syri se nami.
PërgjigjuKaqol mbete o kalaman i PD nuk behet stani me lepij
PërgjigjuIk o kurve qe te kane shqep maloket, se jeni ju ne opozite po ben qejf ne pushtet kjo qeveri mafioze
Përgjigju