Buxheti, PS: Disa zona po
diskriminohen LSI: Të rishikohet

Buxheti, PS: Disa zona po<br />diskriminohen LSI: Të rishikohet
Buxheti i 2017-s ka qenë tema më e nxehtë e diskutimeve në 2 partitë kryesore të maxhorancës.
 
PS e LSI mblodhën grupet parlamentare për të shqyrtuar ligjin më të rëndësishëm financiar të vitit dhe paketën fiskale që e shoqëron.
 
Në PS nuk kanë munguar kritikat se disa zona po diskriminohen e të tjera po favorizohen në kurriz të deputeteve dhe elektoratit.
 
Burime nga mbledhja pohojnë për Report Tv se kryetari i komisionit të ekonomisë e ka quajtur këtë buxhetin më të mirë të 25 viteve të fundit. Por nuk kanë qenë të këtij mendimi disa prej kolegëve të tij.
 
Xhemal Qefalia ka kërkuar që deputetet të trajtohen njësoj dhe jo disa zona të ketë më shumë fonde. ”Ne s’jemi vetëm për të ngritur kartonin jeshil” mësohet të jetë shprehur deputeti i cili është pasuar nga kërkesa e Pirro Lutajt për të bërë investime dhe në zonën e tij elektorale në Fier, siç ishte premtuar.
 
Kryetari i grupit, Ruci i ka garantuar se para se të raportojnë në komisione, ministrat do të raportojnë dhe në grup për ndarjet e zërave të buxhetit.

Ndërkaq pas një mbledhjeje paralele me ministrat dhe deputetët ekonomistë të LSI, Petrit Vasili pohon se në buxhet do të kërkohen ndryshime.

“Duhet të shoqërohet edhe më përmirësime edhe ekuilibrime të brendshme që do ta bënin atë një buxhet sa më efektiv edhe për objektivat që kanë lidhje me përmbylljen e mandatit qeverisës 4-vjeçar, por më shumë sesa këto objektiva më shumë për pritshmëritë që publiku ka. Ka projektime të cilat ndihmojnë realizimin e objektivave por ka vend edhe për riekulibrim apo përmirësime të nevojshme që nuk besoj se do ta cenonin thelbin e tij. Përmirësimet nuk janë kusht, janë domosdoshmëri për një sukses të përbashkët që i takon në radhë të parë shqiptarëve dhe jo thjesht dhe vetëm koalicionit politik që qeveris vendin”, shprehet Vasili.

Ky është buxheti i 4 i qeverisë PS-LSI, dhe deputetë të kësaj të fundit jo rallë kanë dalë kundër zërave të caktuar të këtyre ligjeve.

Redaskia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në ish-uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh

Zjarr në ish-uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh