Buxheti, Ristani: Rama erdhi si
shpëtimtar e po ikën si varrmihës

Buxheti, Ristani: Rama erdhi si<br />shpëtimtar e po ikën si varrmihës
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani ka reaguar pas deklaratës së Ramës në rubrikën e ‘Komunikimit Javor’ në Facebook për çështjen e buxhetit të 2017, që kaloi në parim të enjten në Kuvend.
 
Ristani thotë se Rama erdhi si shpëtimtar e po ikën si varrmihës i ëndrrës, shpresës dhe besimit te shqiptarëve.
 
Ai akuzon Ramën duke u shprehur se “Duhet të rendonin në ndërgjegjen e tij vetëvrasjet për faturën e energjisë, familjet e pashpresa që enden nëpër kampet e refugjateve ne Gjermani, Holande etj, mijëra bizneset e mbyllura nga arroganca dhe arbitrariteti i "shtetit" tënd”.
 

Deklarata e plotë e Ristanit
Pas monologut te perjavshem te Rames dua ti them se:
 
Erdhe si shpetimtar e po iken si varrmihes i endrres, shpreses dhe besimit te shqiptareve.
 
Te kuptoj qe sje i kenaqur nga vetja, por kush ta fal qe e ke zhytur Shqiperine ne mjerim, krim, droge dhe korrupsion.
 
Te kuptoj qe sje i kenaqur nga vetja se ndoshta do kishe dashur te hapje me shume ekspozita, te promovoje me shume libra, te shihje me shume ndeshje te NBA, apo inspektoje stadiumet me te famshme te Europes.
 
Ndoshta do kishe dashur me shume perfitime nga tenderat dhe koncesionet. Ne fund te fundit ky ishte dhe qellimi i qeverisjes tende.
 
Rendjen pas qejfeve te tua e paguan shtrenjte qytetaret. Taksat u rriten, cmimi i energjise dhe naftes po ashtu, varferia dhe papunesia pllakosen kudo.
 
Sot duhet te rendonin ne ndergjegjen tende vetvrasjet per faturen e energjise, familjet e pashpresa qe enden neper kampet e refugjateve ne Gjermani, Holande etj, mijera bizneset e mbyllura nga arroganca dhe arbitrariteti i "shtetit" tend.
 
Duhet te rendonin ne ndergjegjen tende ata femijet e mitur dhe prinderit e tyre qe trajtohen si skllever ne arat e kanabisit, vdekjet nga shendetesia e munguar e sorollatjet e te semureve pa gjetur zgjidhje.
 
Sado te perpiqesh me propagande e gjithfare marifeti, nuk do arrish te manipulosh te verteten.
 
Sje asgje tjeter vecse si ai vrasesi gjakftohte dhe me paramendim, qe ben si i penduar, por qe ne fakt, njesoj do te vepronte sa here ti jepej mundesia.
 
Erdhe si shpetimtar e po iken si varrmihes i endrres, shpreses dhe besimit te shqiptareve.​
 

 
 
dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai