TIRANE- Bashkia e Tiranës ka rritur pagat për Drejtorinë NR. 1 dhe 2 të punëtorëve si dhe institucionet e tjera të varësisë. Pagat e reja variojnë nga 22 mijë deri në 107 mijë lekë të reja. Të gjithë punonjësit do të marrin shtesë në masën 2% pas çdo viti pune, deri në 25 vjet, dhe të llogaritet mbi pagën bazë.