Deputeti i Partisë Socialiste Fatmir Xhafaj në fjalën e tij në Kuvend e cilësoi si një lajm të mirë rritjen e buxhetit për SPAK, por ai u ndal edhe tek mungesa e investimeve. Xhafaj tha se sot dy vite pasi SPAK ka nisur punimet, është e papranueshme që flitet për mungesë zyrash. Po ashtu, Xhafaj një nga hartuesit e Reformës në Drejtësi, tha se mjediset aktuale të Gjykatës së Lartë janë në gjendje të mjerueshme.
‘Buxheti do ti japë një shtytje zhvillimit ekonomik dhe social. Vendimmarrja duhet të jetë gjithë përfshirëse. Lajm shumë i mirë rritja e ndjeshme buxhetit të SPAK. Le të shpresojmë të shohim rezultate më të mira, se ato që kemi parë deri tani në drejtësi. Buxhetimi për institucionet e drejtësisë nuk mund të jetë i ngjashëm me institucionet në varësi të egzekutivit. E papranueshme që kur kanë kaluar 2 vite që nga fillimi punës së SPAK, flitet për mungesë zyrash për prokurorët dhe hetuesit e BKH-së. Ende nuk ka një përllogaritje në buxhet me ndryshimin e hartës gjyqësore. Nuk ka asnjë angazhim për rritjen e studentëve në shkollën e magjistraturës. Mjediset aktuale në Gjykatën e Lartë janë në gjendje të mjerueshme dhe nuk po gjenden fonde për ndërtimin e një gjykate të re. Nuk duhet të mos shohim edhe anën tjetër, përgjegjshmërinë e vet institucioneve për buxhetin. Besoj se para së gjithash duhet të ndryshojë politikbërja për menaxhimin e buxhetit të këtyre institucioneve. Njerëzit e drejtësisë janë sot njerëzit më të paguar në vend. Nuk janë dhuratë e askujt, janë investim nga taksat e qytetarëve të këtij vendi. Kërkojmë nga isntitucionet e drejtësisë më shumë përgjegjshmëri transparencë, luftë kundër krimit të organizuar dhe pandshkueshmërinë në nivele të larta, mbështetjen e buxhetit e keni.’- tha Xhafaj.
Lajmi kryesor:
Me 76 vota pro, Kuvendi miraton pr.buxhetin e 2022! Basha: Në këtë sallë ka kriminelë të organizatave mafioze! Rama sqaron 'Balonë Tabake', i përsërit PD ftesën për bashkëpunim: E kuptoj që keni tension, por pa ne s'bëni dot asgjë
M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.5%
-
I keq
20.4%
-
As i mirë as i keq
35%
Vota total: 685
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Propagandë me TikTok-un, por janë kokë e këmbë në EncroChat’, Basha: Më 11 maj të pastrojmë politikën nga të korruptuarit
24 Dhjetor, 12:35
-
Mbyllja e TikTok, Balla: Platforma nuk përmbushi detyrimin për moderimin e postimeve në gjuhën shqipe
24 Dhjetor, 12:17
-
Konferenca e Kryetarëve/ PS rrëzon komisionin hetimor për Ballukun, lidhur me Porto Romanon! Bardhi: Aferë korruptive! Balla: Kërkoni 6 muaj hetim, s'ka kohë
23 Dhjetor, 12:27
-
'Djathtas 1912' partia e parë që deklaron votën: Jemi pro zgjatjes së mandateve të prokurorëve të SPAK! 70% e qytetarëve e mbështesin, i vetmi që lufton korrupsionin
21 Dhjetor, 18:00
-
Balla takim me punëtorët shqiptarë në Toskana: Deri në Pashkë shpresojmë të arrijmë marrëveshjen për njohjen e pensioneve! Merrni pjesë në votime
21 Dhjetor, 17:10
-
Paralajmërimi i Bashës për opozitën: Koha na dha të drejtë, pazari Rama-Berisha për të mbrojtur pandëshkueshmërinë, ishte mesazh kundër SPAK
21 Dhjetor, 16:57
-
Takimi i dy Kuvendeve/ Spahiu për Report TV: Kurti premtoi bashkim kombëtar, por për 4 vjet shpiku idenë e kombit kosovar! Të hiqen kufijtë Shqipëri-Kosovë
21 Dhjetor, 15:36
-
Basha publikon videon e Berishës: Dikur na akuzonte ne, por sot pranoi pazarin me Ramën
20 Dhjetor, 18:11
-
Basha: Siguria e Kosovës, pjesë e pandarë e sigurisë sonë kombëtare
20 Dhjetor, 13:38
-
Ylli Pata: Opozita rikthehet vetëm nëse bën 'Kongresin e 10' për të dënuar Sali Berishën!
19 Dhjetor, 17:59
-
Shqipëria e Kosova nesër mbledhje të përbashkët të dy Kuvendeve, ‘përjashtohen’ Berisha e Basha! Lista e deputetëve pjesëmarrës
19 Dhjetor, 14:16
-
Namir Lapardhaja: Unë jam Zoti juaj më i lartë!
19 Dhjetor, 09:16