Buzëqesh Sylvinho, tre futbollistë dëmtohen te Polonia! Santos ndryshon listën

Buzëqesh Sylvinho, tre futbollistë dëmtohen te Polonia! Santos ndryshon listën

Kombëtarja polake

Të diel në orën 20:45 stadiumi "Air Albania" në Tiranë do presë sfidën e grupit E kualifikues për në Europianin 2024, atë mes Shqipërisë dhe Polonisë. Kuqezinjtë kanë një detyrë të vështirë, teksa përballen me një nga skuadrat më fizike në Europë.

Në prag të ndeshjes me djemtë tanë, Polonia ka mungesa për shkak të lëndimeve. Trajneri Fernando Santos ka ndryshuar listën e lojtarëve të thirrur, duke marrë në ekip Bulkan dhe Grabara.

Të dëmtuar dhe të pamundur për përballjen me Shqipërinë do jenë portierët Wojciech Szczesny dhe Skorupski, si edhe mesfushori i Romës, Zalewski.

Përpara Polonisë, kuqezinjtë luajnë të enjte në Pragë kundër Çekisë, po për grupin E të Euro 2024. Për këtë grup, Çekia me shtatë pikë mban vendin e parë pas tre ndeshjeve, ndjekur nga Shqipëria me gjashtë pikë dhe Moldavia me pesë pikë (një ndeshje më shumë). Polonia mban vendin e katërt me tre pikë dhe Ishujt Faroe në fund me një pikë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hasan Pordha: 06/09/2023 14:45

    Mos u krenoni se ata kane Levandovskin sa per gjithe skuadren qe ta fut aty ku nuk e pret.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës