Të premten, më 27 korrik, pritet tw ndodhë eklipsi më i gjatë hënor që ka ndodhur në shekullin e 21-të, i cili pritet të shtrihet në pjesën më të madhe të Evropës, Azisë, Australisë, Afrikës dhe në një pjesë të Amerikës së Jugut.
Ky do të jetë eklipsi i dytë i përgjithshëm hënor që ndodh gjatw këtij vit, pasi i pari u zhvillua më 31 janar dhe zgjati tre orë e 23 minuta. Ndërsa ky eklips hënor parashikohet të zgjasë rreth katër orë duke e bërë atë eklipsin më të gjatë hënor të këtij shekulli.
Gjatë këtij eklipsi Toka do të kalojë përmes Diellit dhe Marsit duke bërë që planeti i kuq të na ofrojë pamjen më të mirë që kemi nga ky planet prej 15 vjetëve.
Komento