Federata shqiptare e skive thotë se vendi i dytë i Lara Colturit në Slalomin e Killington-it shkon për të gjithë shqiptarët. Ajo ia dedikon këtë sukses të sportistet festave të nëntorit, ndërsa saktëson se është një emocion që nuk përshkruhet me fjalë.
“Kjo ishte fitorja më e bukur për Festat tona Kombëtare!
Një ekip, një flamur, një komb kuqezi në majat më të larta të botës!
Një emocion që nuk përshkruhet me fjalë, një krenari që na bashkon të gjithëve dhe një ëndërr që bëhet realitet nën ngjyrat kuqezi.
Faleminderit Shqipëri!
Faleminderit Lara Colturi,”-shkruan federate e skive.
Lajmi kryesor:
Lara Colturi e jashtëzakonshme, ngjitet në podium duke lënë pas 'mbretëreshën' e skive! Udhëheq renditjen e Kupës së Botës







