Bëri sherr për një vajzë, përjashtohet nga policia efektivi në Elbasan! Edhe një tjetër në Tiranë, goditi kolegun se e ndaloi për parakalim të gabuar

TIRANË- Dy efektivë të tjerë janë përjashtuar përfundimisht nga radhët e Policisë së Shtetit. Me firmë të kryepolicit Muhamet Rrumbullaku, dy efektivët Ylber Dybeli dhe Redi Mato nuk do të jenë më pjesë e Policisë për shkak se kanë thyer rregulloren. Shkak i përjashtimit të tyre janë bërë dy ngjarje të ndodhura më 22 dhjetor, ku kanë qenë protagonistë dy efektivët Dybeli dhe Mato.

Konkretisht, Dybeli është përjashtuar pasi ka goditur dhe ofenduar efektivin e Policisë Rrugore, Neri Hundën. Më 22 dhjetor, Dybeli kreu një parakalim të gabuar në rrugën e Barrikadave në Tiranë dhe polici i rrugores i kishte bërë shenjë për të ndaluar. Më pas, Dybeli ka goditur dhe ofenduar efektivin Hunda dhe për këtë arsye është marrë edhe masa për përjashtimin e tij.

Nga ana tjetër, efektivi i Elbasanit, Redi Mato është përjashtuar pasi një sherri që ka bërë me një tjetër efektiv për një vajzë. Mato ka qenë jashtë orarit të punës, kur në bashkëpunim me dy persona të tjerë ka goditur me sende të forta kolegun e tij, Ervis Hasa. Kreu i Policisë së Shtetit ka marrë masa edhe për efektivin Ervis Hasa, që ka qenë i përfshirë në sherrin në Elbasan. Rrumbullaku ka shtyrë me dy vite gradimin për policin Hasa.

Po ditën e sotme është arrestuar dhe përjashtuar nga Policia edhe efektivi Renato Feri, pasi është kapur me një sasi të vogël lënde narkotike në automjetin e tij. Ngjarja ka ndodhur në muajin dhjetor të 2022-shit. Efektivi i rrugores, Renato Feri, u pikas nga forcat Shqiponja duke lëvizur me makinë me xhama të zinj, me shpejtësi tej normave të lejuara në afërsi të Pallatit me Shigjeta.

Polici nuk ndaloi, por shtoi shpejtësinë duke rrezikuar jetën e forcave Shqiponja. Ndalimi i tij u bë në afërsi të rreth-rrotullimit të TEG-ut, aty ku policia zbuloi se Renato Feri ishte koleg i tyre. Brenda automjetit u gjet një sasi e vogël kanabis sativa. Renato Feri është djali i Arian Ferit, i cili është shef sektori i burimeve njerëzore në Drejtorinë e Policisë së Shtetit.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Protesta në Beograd kundër Vuçiç, ministria e Brendshme serbe: Morën pjesë afro 29 mijë qytetarë

Protesta në Beograd kundër Vuçiç, ministria e Brendshme serbe: Morën pjesë afro 29 mijë qytetarë