Bylis barazon në fund, por
Tirana mban distancën në krye

Bylis barazon në fund, por<br />Tirana mban distancën në krye<br>
Supersfida e javës së 16-të të Grupit B të Kategorisë së Parë mes Bylis dhe Tiranës ka përfunduar me barazim 1-1 në “Adush Muça” të Ballshit. Pjesa e parë ishte tepër emocionuese me aksione të bukura nga të dyja krahët.

Rreth mesit të pjesës së parë është ndërprerë ndeshja për disa minuta për shkak se delegati i sfidës, ish-arbitri i mirënjohur Uvil Zajmi, ka kërkuar heqjen e banderolave të vendosura nga tifozët vizitorë nga kryeqyteti.

Kur dukej sikur skuadrat do të riktheheshin në dhomat e zhveshjes me rrjetat e paprekura, ishte Tirana ajo që ka kaluar në avantazh pas një kombinimi të bukur brenda zonës me Sentamo që shënon një gol të bukur në limitet e pjesës së parë..

Pas pushimit ndeshja mbetet e me shumë emocion, teksa Bylis hidhet në sulm për të gjetur me ngulm golin e barazimit. Raste ka nga të dyja skuadrat, por ato më flagrantet janë të Tiranës, që duhet ta kishte mbyllur ndeshjen më shpejtë duke parë mundësitë e krijuara. Dhe si pasojë Tirana ndëshkohet nga një penallti në minutën e 87’ që shndërrohet në gol nga Shoshi.

Nuk ndryshon asgjë në renditje, me Tiranën që kryeson me 41 pikë, ndjekur nga Bylis me 34 pikë.


%u200BTirana
Renditja

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Arsenal - PSG e Leverkusen - Milan, Champions League luan sot aktin e dytë! Në fushë Barcelona, Inter dhe Man. City

Arsenal - PSG e Leverkusen - Milan, Champions League luan sot aktin e dytë! Në fushë Barcelona, Inter dhe Man. City