Bylis nuk e mban dot hapin e Teutës, ballshiotët bëjnë paqe me Luftëtarin në Gjirokastër

Bylis nuk e mban dot hapin e Teutës, ballshiotët bëjnë paqe me Luftëtarin në Gjirokastër

Bylis nuk e ka mbajtur dot hapin e Teutës pasi këtë javë ballshiotët janë ndalur në barazim 1-1 kundër Luftëtarit në transfertë.

Sfida në Gjirokastër përgjithësisht në 45 minutat e para ishte e qetë dhe më pak raste për shënim, ndërsa në fraksionin e dytë u luajt një tjetër muzikë. Të parët që do të kalonin në avantazh ishin vendasit në minutën e 62 që zhbllokuan falë Açkas, i cili përfitoi nga përgjumja e ballshiotëve.

Nga ky moment Bylis u përpoq të reagonte dhe në minutën e 76 ia doli të barazonte falë portierit Hidi që ekzekutoi saktë një penallti. Më pas koha e mbetur në dispozicion ishte e pakët për ti dhënë një tjetër udhë kësaj sfide.

Momentalisht Bylisi renditet i dyti në Superligë me 13 pikë, 2 më pak se Teuta e vendit të parë që dje mposhti minimalisht 1-0 Flamurtarin.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë