Kukësi dhe Bylis luajnë nesër në 13:00 për javën e 25-të në Superligë. Para ndeshjes klubi i Bylis ka njoftuar se sulmuesit Felipe Souza dhe Beji Anthoni kanë mbyllur sezonin dhe do i nënshtrohen operacioneve. Veç tyre, për trajnerin Shensoji nuk do jenë gati as Macolli dhe Kacorri. I dëmtuar vijon të jetë Kote.
"Dy nga sulmuesit tanë, Felipe Souza dhe Beji Anthoni mbyllin sezonin para kohe pasi do t'u nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale, duke mos i shmangur dëmtimet e rënda që kanë pësuar. Ndërkohë në Kukës nesër mungojnë edhe Xhoele Macolli dhe Luis Kacorri për arsye pezullimi nga kartonat si dhe mesfushori Kristi Kote për arsye dëmtimi", njofton Bylis.
Pas 24 javëve të Superligës, Bylis me 27 pikë mban vendin e nëntë (parafundit) në elitë. Me shtatë fitore, gjashtë barazime dhe 11 humbje Bylis është në zonën e ftohtë.