Vllaznia është skuadra e rradhës që kualifikohet në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë falë barazimit 1-1 kundër Bylisit. Shkodranët dy javë më parë ia dolën 0-2 në Ballsh dhe shkojnë më tej me rezultatin e përgjithshëm 3-1.
Në Shkodër Bylisi kaloi i pari në avantazh me Kaçorrin, por Alivoda barazoi duke shuar çdo pikëpyetje.
“I thashë edhe futbollistëve që më interesonte vetëm kualifikimi. Skuadra ishte e kujdsshme, por kishte momente kur duhet të bënim edhe më mirë. Sidomos kur dilnim në sulm,”-u shpreh Mirel Josa, trajner i Vllaznisë.
“Jemi skualifikuar për faj të ndeshjeve të parë ku kemi humbur 0-2. Kjo ka ndikuar edhe sot. U munduam të bënim gjithçka, por kaq kishim mundësi,”-tha Naxhi Shensoi, trajneri i Bylisit.