Bylykbashi: Dëmi në Kryeministri
15 mln lekë, ta ndjekë KLSH

Bylykbashi: Dëmi në Kryeministri<br />15 mln lekë, ta ndjekë KLSH
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi i bëri thirrje sot kryeministrit Edi Rama të respektojë procedurat ligjore dhe t'i thotë "stop" rrënimit të Kryeministrisë.

Në një prononcim për mediat, Bylykbashi theksoi se "ajo që po ndodh sot është një çbërje e aseteve të Kryeministrisë për qejf të kryeministrit Rama dhe pa asnjë procedurë".

"Dëmi që i është shkaktuar deri më tani buxhetit të shtetit është 15 milionë lekë të reja dhe kjo ka ndodhur në shkelje të plotë të ligjeve të vendit. Edi Rama thotë që punimet në kryeministri po zhvillohen në mënyrë vullnetare dhe sponsorizohen nga donatorë, por ky dëm që po bëhet në këto punime partizane nga vullnetarët e kuq të Edi Ramës ka shkuar 15 milionë lekë të reja", tha Bylykbashi.

Deputeti i PD-së, tha gjithashtu se unë besoj se kjo është një çështje që duhet ta ndjekë me shumë kujdes Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Prokuroria.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

NBA/ Humbje për Cleveland dhe Golden State, Lakers rikthehen te fitorja! Oklahoma kryeson në Perëndim

NBA/ Humbje për Cleveland dhe Golden State, Lakers rikthehen te fitorja! Oklahoma kryeson në Perëndim