Menjëherë pas publikimit të lajmit në lidhje me pezullimin nga detyra të Gjyqëtares së Gjykatës së Lartë Majlinda Andrea  ka reaguar edhe Oerd Bylykbashi.

Sipas tij Shqiptarëve iu nevojitet një reformë në Drejtësi që i çon gjyqtarët e korruptuar në burg e jo në shtëpi.

Ai e cilëson korrupsionin si një krim  që duhet të ndëshkohet me burg.

Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm i Reformës në Drejtësi akuzon edhe kryeministrin Rama se kjo reformë  nuk është për të nxjerrë në pension gjyqtarët që nuk i pëlqejnë Ramës, por një revolucion që shndërron shoqërinë dhe individët.

Statusi i Plotë i Oerd Bylykbashit
Shqiptareve i duhet Reforme ne Drejtesi qe i con gjyqtaret dhe prokuroret e korruptuar ne burg dhe jo ne shtepi!!!
Vettingu i Rames, gjyqtarin qe merr para dhe shumefishon pasurine thjesht e heq nga puna dhe e dergon ne shtepi. Korrupsioni eshte krim, kerkon ndeshkim. Me burg!
Korrupsioni eshte ceshtje prokurorie dhe jo komisioneresh, qofshin keta te pikuar nga qielli i perendimit!


Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)