Bylykbashi kundër Lu:
PD nuk ka frikë nga Vetting

Bylykbashi kundër Lu:<br />PD nuk ka frikë nga Vetting
TIRANE-“Djalli fshihet në detaje” thotë demokrati Oerd Bylykbashi, i cili duke iu referuar ligjit të Vettingut thotë se “djalli fshihet pas përkthimit”.

Një ditë pasi ambasadori amerikan Donald Lu deklaroi se ata që kanë frikë sajojnë gënjeshtra për Vettingun duke iu adresuar në këtë mënyrë PD-së, nënkryetari demokrat i Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi Oerd Bylykbashi kërkon të dijë se kush e ka dërguar kushtetutën dhe ligjin e Vettingut të përkthyer në Venecia gabim qëllimisht, përpara se sa të shprehet kushtetuesja.

Në një bashkëbisedim me gazetarët, nënkryetari i Komisionit të Posacëm të Reformës në Drejtësi pohon se PD nuk ka frikë nga Vettingu, por u kërkon informacion autoriteteve shqiptare rreth dërgimit të Kushtetutës dhe Vettingut në Venecia përpara sesa të shprehej Kushtetuesja.

Venecia, thotë Bylykbashi, nuk do shprehet për kushtetutshmërinë e ligjit, por u jep përgjigje pyetjeve të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas tij ata që gënjejnë dhe që fshihen pas këtij ligji kanë frikë, e në këtë rast thotë ai, 'frakacake nuk është PD'.

“Këto fakte tregojnë që ne nuk gënjejmë që do të thotë duke qenë se gënjeshtarët janë frikacakë ne nuk kemi frikë nga kjo. Kush janë autoritetet shtetërore të cilët nga frika në lidhje me antikushtetutshmërinë e këtij ligji dhe ndoshta dhe vullneti për të penguar procesin e reformës në drejtësi me këto probleme ka dërguar tekste të manipuluara qartazi dhe haptazi të përkthimit të kushtetutës dhe të ligjit të Vettingut. Siç e thotë një shprehje: ‘Djalli qëndron në detaje’, si rregull qëndron në detajet e ligjit, kësaj radhe qëndroi edhe në detajet e përkthimit”, tha Bylykbashi.

Ndërsa Bylykbashi pohon se përkthimi i ligjit është faktuar se është bërë nga EURALIUS, Eksperti ligjor i PD, Gazmend Bardhi thotë se të gjitha gabimet janë vërejtur në dispozitat thelbësore të ligjit.

Ajo që verifikohet në faqen e Komisionit të Venecias dhe nuk ka nevoje për të kontaktuar askënd  është që ligji i përkthyer gabim në të njëjtin version i cili i është dërguar edhe nga Gjykata Kushtetuese është përkthimi i bërë nga EURALIUS”, u shpreh Bylykbashi.
 
“Të gjitha diferencat që janë vënë re në versionin gabim të përkthyer lidhen me dispozitat thelbësore të ligjit”, u shor5eh eksperti ligjor i PD, Gazmend Bardhi.

Bylykbashi thotë se Komisioni i Venecias është vënë në dijeni për gjithçka ka ndodhur me këtë ligj, por edhe me kushtetutën. Sipas tij, ky institucion ndërkombëtar nuk mund të shprehet nëse është kushtetues apo jo ligji , por do t’u përgjigjet pyetjeve që ka bërë kushtetuesja për të marrë mendim.
 
“Kërkesa që i është bërë Komisionit të Venecias me 28 tetor nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese, ai ka ngritur një numër pyetjesh specifike të cilat nuk kanë të bëjnë me kushtetuetshmërinë dhe antikushtetuetshmërinë sepse kjo është detyrë e Gjykatës Kushtetuese”, tha Bylykbashi.

(d.b/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai