‘Dhurata’ e pabesueshme e Musk për liderin çeçen, një Tesla Cybertruck e blinduar dhe me mitraloz! Kadyrov: Do ta përdorim në Kiev (VIDEO)

Një Tesla Cybertruck e blinduar dhe super e fortifikuar, me një mitraloz të montuar në pjesën e pasme të makinës."Faleminderit Elon Musk," gëzon lideri çeçen Ramzan Kadyrov në një video të publikuar në Telegram. Çmenduria e fundit e miliarderit pronar të platformës «X» (ish Twitter) është automjeti që  i ka dhuruar komandantit gjakatar dhe më besniku i presidentit rus, Vladimir Putin.

Në video, Kadyrov shihet duke vozitur automjetin ‘monstruoz’, duke bërë një xhiro të shkurtër rreth një ndërtese dhe më pas ndalon dhe shfaqet në pjesën e pasme të makinës, pas mitralozit dhe dallohet se në qafë mban një shirit plumbash. Arma duket se është montuar pasi Musk i dorëzoi automjetit.

"Shpreh falënderimet e mia për Elon Musk, është padyshim gjeniu kryesor i kohës sonë, një specialist, një njeri i madh," komentoi shkurtimisht lideri i republikës kaukaziane.

Automjeti do të shfaqet së shpejti në fushat e betejës në kufi me Ukrainën, sipas deklaratave të Kadyrov: "Ky Cybertruck është plot me cilësi, dhe do të dërgohet në zonën e operacionit të veçantë ushtarak." Në shenjë mirënjohjeje, Kadyrov e ka ftuar Musk të vizitojë Groznin, kryeqytetin çeçen.

Dhurimi i kësaj makine hedh hije të reja shqetësuese mbi sjelljen e Elon Musk: manjati i rrjeteve sociale, një nga njerëzit më të pasur në planet, i cili ka shprehur prej kohësh mbështetjen e tij për Donald Trump,  me të cilin ka zhvilluar një bisedë të gjatë që u transmetua në direkt në «X» disa ditë më parë. Disa ditë më parë, duke përkuar me trazirat me motive racore që po përfshinin Britaninë e Madhe, ai kishte rihapur lajmin e rremë  sipas të cilit kryeministri britanik Starmer kishte deportuar të arrestuarit për sulme ksenofobike në një kamp paraburgimi në Ishujt Falkland.

Me dërgimin e ‘Cybertruck’, një automjet që Tesla e prodhon që nga viti 2019, Musk vendoset krah për krah me Kadyrov, që udhëheq Çeçeninë për 17 vjet me dorë të hekurt dhe metoda të dhunshme. Ai gjithashtu është subjekti, sipas librit rus të rekordeve Guinness, që ka marrë më shumë sanksione ekonomike nga Perëndimi. Një kthesë 180 gradë, pasi në fillim të konfliktit, miliarderi kishte ofruar mbështetje për Ukrainën duke i ofruar shërbimin e tij të komunikimeve satelitore Starlink.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ta rras lala: 18/08/2024 11:57

    O Musk, Amerika ben pluhur e hi tere boten e nuk po ben zap Rusine.

    Përgjigju
    • Xhaxhii mamit: 31/08/2024 10:51

      Aahhahah rusis i ruan topin e putinit se nuk e ben dot

  • Iris: 18/08/2024 04:20

    Musk ka lajthitur komplet! Kur mendon se cfare gjeni eshte,eshte gati e pabesueshme si u katandis!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'