Bylykbashi: Mbledhja për Vetingun
provokim nga PS! LSI nuk do të vijë

Bylykbashi: Mbledhja për Vetingun<br />provokim nga PS! LSI nuk do të vijë
Ndonëse kreu i Kuvendit Ilir Meta deklaroi për Zërin e Amerikës se është i gatshëm të thërresë punimet e Kuvendit për miratimin e ligjeve që shoqërojnë paketën kushtetuese për reformën në Drejtësi, kryenegociatori i PD Oerd Bylykbashi u shpreh mbrëmë në një intervistë televizive se kjo është një nismë e partisë Socialiste dhe, sipas tij, kemi të bëjmë me një provokim.
 
Bylykbashi u shpreh se socialistët po kërkojnë konflikt me thirrjen që i bëjnë Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi dhe seancën parlamentare të enjten.
 
Sipas tij, ndryshimet kushtetuese, që u miratuan me 140 vota në Kuvend, duhet të botohen më parë në Fletoren Zyrtare.
 
Më pas duhet të kalojnë 15 ditë që ato të hyjnë në fuqi. Më përpara këtij afati ato janë thjesht pa fuqi ligjore dhe deputetët nuk mund të shqyrtojnë ligje që nuk kanë bazë kushtetuese.
 
Më tej, ai ka folur edhe në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim. “LSI nuk do t’u bashkohet socialistëve në këto procedura”, tha deputeti demokrat.
 
Ndërkohë, nga kampi socialist mësohet se kreu i Komisionit të Posaçëm parlamentar Fatmir Xhafaj ka njoftuar anëtarët e Komisionit për një mbledhje të mundshme, por pa caktuar një orë të saktë.
 
Kjo, sipas burimeve nga Kuvendi, pasi është duke pritur draftin e rishikuar mbi bazën e ndryshimeve të fundit kushtetuese.
 
Euralius po punon për këtë gjë, pasi ky është një draft i hartuar nga ekspertet e Euralius-it dhe drejtoria e ligjshmërisë në Bruksel, si dhe nga OPDAT i Departamentit amerikan të Drejtësisë.


Redaksia Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Radhë kilometrike në pikën kuftare të Muriqanit! Makinat në pritje nga Mali i Zi për të hyrë në Shqipëri

Shkodër/ Radhë kilometrike në pikën kuftare të Muriqanit! Makinat në pritje nga Mali i Zi për të hyrë në Shqipëri