Bylykbashi: Miratimi i vettingut në
përputhje me procedurat kushtetuese

Bylykbashi: Miratimi i vettingut në<br />përputhje me procedurat kushtetuese
Kryenegociatori i PD për reformën në drejtësi, Oerd Bylykbashi ka deklaruar se opozita dhe ekspertët e saj janë gati të angazhohen në hartimin konsensual të 7 projektligjeve, duke filluar nga vettingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Bylykbashi nënvizon se ekspertët e PD janë gati të angazhohen në përputhje me Kushtetutën dhe procedurat kushtetuese që sigurojnë legjitimitetin e reformës.
 
“Opozita dhe ekspertët e saj janë gati të angazhohen në hartimin konsensual të këtyre ligjeve, duke filluar nga ligji per vetting-un e giyqtarëve dhe prokurorëve, sigurisht ne perputhje me Kushtetutën dhe procedurat kushtetuese që sigurojnë legjitimitetin e Reformës”, shkruan Bylykbashi.  
 
Bylykbashi deklaron se miratimi i reformës na vë përpara përgjegjësive të mëdha për të vazhduar me fazën e re të miratimit të 7 ligjeve organike.
 
Miratimi dhe dekretimi i ndryshimeve Kushtetuese është një moment që na vë të gjithëve përpara përgjegjësive të mëdha për të vazhduar fazën e re, atë të miratimit të shtatë ligjeve organike dhe mbi 30 ligjeve organike që plotësojnë Reformën në Drejtësi, me përgjegjshmëri, gjithëpërfshirje, profesionalizëm, konsensus të shëndetshëm dhe transparencë të vërtetë”, thekson Bylykbashi.
 
Bylykashi thekson se "një Kushtetutë që i qëndron kohës duhet ťi ketë themelet vetëm në konsensus të shëndetshëm dhe kurrsesi në manovra politike jo korrekte dhe përjashtuese siç ishte qasja që karakterizoi në këtë proces sjelljen tuaj dhe kreut të mazhorancës që përfaqësoni".
 
Kjo është një ftesë për reflektim dhe njëkohësisht garancia për një produkt final për të cilin shqiptarët të ndihen të plotësuar në aspiratën e tyre për drejtësi të pavarur, i llogaridhënies dhe të aftë të luftojë”, përmbyll deklaratën Bylykbashi. 

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv