Zyrtarja e lartë e PE deklaroi se zgjedhjet e 25 qershorit ishin më të mirat, ndërsa kjo duket se nuk i pëlqeu Bylykbashit, i cili kërkoi menjëherë fjalën. Macovei i dha 30 sekonda kohë që të flasë për rekomandimet e OSBE-ODIHR, por deputeti u kap pas deklaratës së saj, duke thënë se ‘kur themi që janë zgjedhjet më të këqija ...’.
Macovei i ka ndërprerë menjëherë fjalën, duke i thënë se i dha 30 sekonda jo për të bërë komente të deklaratave të saj, por për të folur mbi raportin zgjedhor.
Bylykbashi: Kur themi që janë zgjedhjet më të këqija të këtyre viteve ...
Macovel: Mos bëni komente. Unë ju dhashë 30 sekonda dhe ju po flisni jashtë çështjes që ju kërkova. Ne po diskutojmë mbi rekomandimet e OSBE-ODIHR.
d.c./shqiptarja.com