Oerd Bylykbashi, përfaqësues i PD-së, në një lidhje me skype në emisionin "Pa Protokoll" në Report Tv tha se kryeministri Edi Rama nuk i qëndron marrëveshjeve dhe zvarritjet po i bën për të shmangur identifikimin biometrik që të mbushë kutitë e votimit. Blykbashi thotë se identifikimi biometrik do të shmangë pikërisht votimin dy herë, madje kush vendos gishtin dy herë të shkojë në burg.

"Këto zhvillime janë një provë e fundit se pse Reforma Zgjedhore ka shumë vështirësi të përmbyllet, veprime të befta me qëllim të keq nga ana e Edi Ramës që ka hedhur drafte duke prishur konsensusin politik. Pasi u nënshkrua edhe marrëveshja e 5 qershorit ai përsëri kërcënoi në parlament. Në një analizë të thjeshtë,  kryeministri  duhet të zgjedhë mes dy gjërave,  ose nuk kupton ose gënjen publikun. Ky sistem është një bastardizim i aktualit!  Ne e bëmë punën tonë, Edi jo vetëm që nuk e vazhdoi, por si klloun cirku nxori lepurin e ndryshimeve. Mund të kujtojmë zgjedhjet e mëparshme, ku persona që nuk kanë qenë kurrë në Shqipëri kanë votuar. Identifikimi do të ishte gardiani kundër mbushjes së votave. Të mbrojmë kutitë nga mbushja nëpërmjet identifikimit biometrik. Kush vendos dy herë gishtin do të shkojë në burg", tha Bylykbashi.