Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi ka folur në emisionin "5 pyetjet" nga Babaramo në Report Tv për mosmarrëveshjet me mazhorancën për hapjen e listave lidhur me reformën zgjedhore.
Ai deklaroi se Opozita e Bashkuar nuk ka pse të propozojë një draft për kandidatët për deputetë por i qëndrojnë marrëveshjes në fuqi.
"Drafti ynë është ligji që është në fuqi. Ka dy nene specifike që është me konsensus dhe që e arritëm në këshillin politik. Ne mbështesim ligjin në fuqi. Ka rënë teza tjetër e Edi Ramës. A mund t'i ndryshohen rregullat kundërshtarit se ti ke letrat në dorë vetëm pak muaj përpara zgjedjeve. Ne jemi përpara ndryshimeve të rregullave kur ODIHR thotë që mos guxoni ta bëni. Rama është i trembur nga gropa ku ka rënë qeverisja e tij. Oferta e opozitës nuk është në gjendje ta pranojë. Kupton që kjo është baraz me humbjen. E gjithë tentativa është se si të zvogëlojë humbjen. Kur ne flasim me ta për parimet e procesit zgjedhor, ne kemi të bëjmë me ata që i kanë themeluar. Ligji zgjedhor nuk është mirë që të ndërrohet shpesh" - tha Bylykbashi.
Gjithashtu Bylykbashi theksoi rëndësinë e opinionit të ODIHR për mosmarrëveshjet mes palëve në Këshill pasi sipas tij janë çështje të rëndësishme.
"Kemi një mosdakordësi të thellë me PS. Modeli i koalicionit që kemi ne është një traditë 70-vjeçare. Reforma e 23 korrikut u mbyll me formulën e koalicioneve që kemi sot. Ndërkohë Edi Rama kërkoi ta ndryshojë. Ne kërkojë t'i drejtohemi ODIHR për një prej pikëve që nuk kemi dakordësi. Janë çështje të rëndësishme përndryshe minohet pjesa e ndershmërisë e procesit zgjedhor. Jemi përtej një viti që ODIHR dhe Venecia që tha për mbylljen e marrëveshjes. Shefi i OSBE-së, Rama nuk mund të shkelë këtë. Formula e koalicioneve bëhet fjalë për një formulë që mbron partitë e vogla. Propozimi i datës 12 qershor thuhej se ndalohen koalicionet parazgjedhore dhe është hartuar nga Edi Rama. Ai do që të rikthehet tek gjëja e keqe duke thënë se do të ndryshojë" - tha Bylykbashi.
Lajmi kryesor: