Bylykbashi: Për Ramën, ligjet
e shtetit nuk ekzistojnë
Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykashi, deklaroi se në Standardin e Edi Ramës “ligjet e shtetit nuk egzistojnë”.
TIRANË - Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykashi, deklaroi se në Standardin e Edi Ramës “ligjet e shtetit nuk egzistojnë”. Duke iu referuar punimeve të nisura në fasadën e Kryeministrisë, teknikë e Ramës për të fshehur mbushjen e xhepave, deputeti Bylykbashi i ka drejtuar sot disa pyetje zotit Rama, përgjigjia e të cilave s’bën gjë tjetër veçse vërteton faktin, se kryeministri i vendit respekton apo jo ligjet e vendit dhe a ka konflikt interesi në shërbimin ndaj tij.
“Cili akt i Kryeministrit si titullar institucioni ka autorizuar kryerjen e punimeve, blerjen e mallrave dhe shërbimeve?
Me cilin akt janë nxjerrë jashtë përdorimit sendet e Kryeministrisë që po zëvendësohen?
Nëse është dhurim, a ka një propozim për dhurim?
Nga kush është bërë, ku dhe kur është protokolluar?
Një dhurim duhet pranuar me akt-marrëveshje. Kur është bërë ky akt?
A janë përcaktuar në të gjitha specifikimet e mallrave dhe shërbimeve që po i dhurohen?
Firma që ofron dhurimin duhet të lëshojë faturë me TVSH e t'ia dorëzojë Kryeministrisë që të përcaktohet vlera e sendeve dhe shërbimeve që merren në dorëzim si dhuratë? Transparenca për donatorët është e padiskutueshme, që më pas, të dinë qytetarët, a po marrin ndonjë tender apo konçension këta donatorë? Sepse nëse po, a ka ushtruar Kryeministri influence të paligjshme për t'i shlyer atyre borxhin moral apo politik? Nëse i jep këto favore, kjo nuk është me donacion, por konflikt interesi, favorizim në tendera e shkelje të tjera të ligjeve, edhe atij penal”, pyeti deputeti Bylykbashi. I bindur se ashtu si deri më sot Edi Rama nuk ka për të dhënë asnjë përgjigje për ligjshmërinë e veprimeve të tij, deputeti Bylykbashi theksoi se, një Kryeministër antiligj, ka marrë në dorë shtetin.
Shkrimi u publikua sot (24.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
33.6%
-
Jo
61.4%
-
Deri diku
5%
Vota total: 497
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pulja/ Nervozizmi tradhton korrierin shqiptar, i sekuestrohen 17 kg kokainë në makinë! Pakot me figurë demi, vlera 2 mln euro, pranga 50-vjeçarit
28 Nëntor, 13:43
-
Dita e Pavarësisë, përurohet vepra e Mid’hat Frashërit! Vëllimi i dhjetë sjell të gjitha përkthimet e bëra prej tij
28 Nëntor, 13:29
-
'Pas 5 nëntorit doli madhështia e SHBA-së', Berisha: Ju qëndruat kundër një Amerike tjetër, që bëri grusht shteti ndaj opozitës në funksion të diktatorit
28 Nëntor, 13:21
-
Anulohet samiti i liderëve të rajonit dhe BE-së në Bosnje, dështoi tenderi për organizim
28 Nëntor, 13:20
-
Shpallja e Pavarësisë, Banka e Shqipërisë publikon serinë e monedhave numizmatike
28 Nëntor, 13:15
-
Spartak Koka: Reagim dhe distancim nga përmendja e emrit tim në bisedat mes Artan Hoxhës dhe Suel Çelës
28 Nëntor, 13:15
-
VIDEO/ Kombëtarja uron Ditën e Flamurit, Sylvinho flet shqip: Gëzuar Shqipëri
28 Nëntor, 13:11
-
Vrasja e Martin Canit, reagon dhe ministri i Brendshëm, Hoxha: Ndalni fushatën e dezinformimit, mos helmoni publikun! Mbështes deklaratën e Policisë
28 Nëntor, 13:10
-
Marrëveshja e paqes Hezbollah-Izrael, natë e gjatë e kundëreksodit! Mijëra makina të bllokuara në autostradë, libanezët kthehen në banesa (VIDEO)
28 Nëntor, 13:08
-
'Kosova është Serbi', autorët e mbishkrimit, pjesëtarë të ushtrisë në Mal të Zi
28 Nëntor, 13:06
-
Nga Nju Jorku në Tiranë për paradën e shqiptarëve, grupi i valltarëve: I urojmë të gjithëve gëzuar Festën e Pavarësisë
28 Nëntor, 13:00
-
Nipi i Adem Jasharit: Përfaqësuesja jonë, zgjedhja ime e vetme
28 Nëntor, 12:47