TIRANE- Nënsekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka reaguar pas vendimit të Partisë Socialiste për të tërhequr kërkesën drejtuar Kolegjit Zgjedhor për përsëritjen e zgjedhjeve në qarkun e Lezhës. Në një deklaratë për mediat nga selia Blu, Oerd Bylykbashi ka theksuar se “tërheqja e PS dëshmon mundësen e sinqeritetit të Edi Ramës”, ndërsa theksoi se Partia Demokratike do të vijojë përpjekjet për transprencë të plotë lidhur me zhvillimin e procesit zgjedhor në Lezhë dhe Shkodër.
“Rama duhet t’i kërkoj ndjesë shqiptarëve që u përdhosi procesin zgjedhor. Tërheqja nga kërkesa për rivotim në qarkun e Lezhës dëshmoi se Rama është i gatshëm për të bërë gjithçka për të mbrojtur mandatet e vjedhura. Kjo tërheqje dëshmon mungesën e sinqeritet të Edi Ramës, i cili kërkoi për dy vjet transparencë të plotë. Sot është e qartë për çdo shqiptar e vërteta e hidhur mbi të cilën u formua kjo mazhorancë e re, nëpërmjet vjedhjes dhe mashtrimit. PD është e vendosur të sjellë në transparencë të plotë atë qa ka ndodhur në Lezhë dhe në Shkodër”, u shpreh Bylykbashi.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com