Bylykbashi: PD faktor në reformën
zgjedhore, ta bëjmë ashtu siç duhet

TIRANË - Ndryshe nga reforma territoriale të cilën e bojkotoi, Partia Demokratike garanton se do të ketë një rol lider në ndryshimet e reja të Kodit Zgjedhor. Edhe pse demokratët nuk i kanë kthyer një përgjigje zyrtare letrës së kryeparlamentarit Ilir Meta për reformën elektorale, Oerd Bylykbashi, firmën e të cilit mbajnë 3 kodet e fundit elektorale, në cilësinë e ekspertit konfirmon vendosmërinë për të mos toleruar në miratimin e këtij ligji të rëndësishëm.

"Pa piken e diskutimit dhe të mëdyshjes. Ne jo vetëm do të marrim pjesë por do të jemi faktori kryesor bashkë me partinë kryesore të maxhorancës për ta çuar përpara atë reformë. Duhet të fillojë një herë dhe më pas duhet vullnet për të bërë reformën ashtu siç duhet" - tha Bylykbashi.

Formula e propozuar nga kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi për një komision me 10 anëtarë dhe bashkëkryesi PD-PS, duket se i kënaq demokratët.

“Duhet të ulemi ta diskutojmë. E rëndësishme është që të jemi në traditën dhe standardin e vendosur më shumë se prej një dekade: Komision bipartizan me të gjitha partitë që përfaqësohen në parlament, me paritet numri, i bashkëdrejtuar dhe ku partitë kryesore janë ato që japin konsensusin final për këto vendime", thotë ai.

Mandati i komisionit të reformës së re zgjedhore parashikohet të jetë 3 muaj. Maxhoranca është e vendosur ta ngrejë brenda këtij sesioni.

“Shpresojmë që ditën e hënë në mënyrë konsensuale të miratojmë edhe komisionin e përbashkët “ad hock” parlamentar për t'iu përgjigjur në kohë rekomandimeve të OSBE-ODIHR, Në mënyrë që zgjedhjet e ardhshme të jenë të standardeve më të larta ndërkombëtare dhe europiane.”- tha kryetari I kuvendit Ilir Meta një ditë më parë.

Para 2 javësh Ilir Meta u kërkoi kryetarëve të grupeve parlamentare të nisin negociatat për reformën zgjedhore për të përmbushur detyrimet në raportet e OSBE-ODIHR-it.

Ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor datojnë në 2 prill 2015. Ato kishin në fokus përshtatjen e ligjit ët zgjedhjeve me reformën e re territoriale.

Me përjashtim të 2013-ës, Kodi Zgjedhor është ndryshuar para çdo zgjedhjeje të mbajtura në Shqipëri. /Report Tv/

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, Bucks humbasin sërish! Fitojnë Miami e Memphis

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, Bucks humbasin sërish! Fitojnë Miami e Memphis